Një gjykatë në Itali ka dënuar 70 anëtarë të grupit të famshëm mafioz, Ndranghetës. Të paktën 1000 dëshmitarë dhe qindra avokatë kanë marrë pjesë në këtë gjyq, ku në dy vitet e ardhshme, 355 anëtarë të mafias dhe zyrtarë të korruptuar priten të përballen për pjesëmarrje në grupin mafioz.
“Maxi gjyqet” u zhvilluan me dyer të mbyllura në një sallë gjyqi të përgatitur posaçërisht në qytetin kalabrez të Lamezia Terme.
Të pandehurit kishin në dispozicion një gjykim të përshpejtuar dhe ulje të dënimeve me një të tretën nëse shpalleshin fajtorë. Në këtë rast, gjyqtarët dënuan me nga 20 vite burg gjashtë persona. 21 persona u lanë të lirë.
Lista e gjatë e akuzave përfshin vrasje, tentativë vrasje, zhvatje, zbulim të sekreteve shtetërore, shpërdorim detyre dhe lakmi.
Bosi Luigi Mancuso (67), i njohur me pseudonimin “Xhaxhai” dhe ish-senatori Giancarlo Piteli (68) do të përballen më vonë me një gjyq më të gjatë.
Ndrangheta u ngrit pas sprovave të mëdha në fund të viteve 1980, të cilat dobësuan ndjeshëm familjet e organizatës mafioze siciliane Cosa Nostra.
Ndrangheta është e përfshirë në një gamë të gjerë aktivitetesh të paligjshme, por specialiteti i saj është tregtia e kokainës dhe besohet se kjo organizatë mafioze kontrollon rreth 80 për qind të tregtisë evropiane të asaj droge.