Seanca e parë për 7 të akuzuarit për grabitjen e Rinasit, të ndodhur në 9 prill të vitit 2019, ku u morën rreth 4.6 milionë euro është shtyrë. Shkak për shtyrejen e kësaj seance u bë mungesa e gjyqtares Miliana Muça.
Ndaj të pandehurëve SPAK ka ngritur 4 akuza: “vjedhje me armë” “armëmbajtjtje pa leje” “grup i strukturuar kriminal” dhe “falsifikim dokumentesh”. Ndonëse ngjarja u hetua gjatë, shuma e rikuperuar nga aksionet policore dhe hetimet arrin në jo më shumë se 400 mijë euro përfshi dhe ato të grupit të parë gjetura të fshehura me tenxhere presionin në tokë.