• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Grafiku i naftës në vend dhe bursa, çmimet u ulën më ngadalë dhe u rritën më shpejt, edhe pas ndërhyrjes së Bordit

12/07/2022
in Ekonomi
0
Grafiku i naftës në vend dhe bursa, çmimet u ulën më ngadalë dhe u rritën më shpejt, edhe pas ndërhyrjes së Bordit

Në datën 8 mars, çmimi i naftës kërceu në 260 lekë për litër në tregun vendas, duke arritur një rekord historik maksimal, me rritje 35% nga fundi i shkurtit kur karburanti kushtonte 192 lekë. Shtrenjtimi erdhi pasi treguesi Platts në bursa, që shërben si referencë për blerjet e importuesve shqiptarë, arriti në 1418 dollarë për ton, si rrjedhojë e problemeve me furnizimin global që shkaktoi sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, nga rreth 850 dollarë që ishte në fund të muajit shkurt. Pas protestave për rritjen e fortë të çmimeve, që janë më të lartat në rajon (edhe për shkak të taksave të larta që rëndojnë për një litër), qeveria krijoi Bordin e Transparencës, që fiksonte në mënyrë periodike çmimet e bursës, bazuar në një formule që merr për bazë çmimet e blerjes në bursa (treguesi Platts), taksat, kostot operative dhe një marzh fitimi.

Mbledhja e parë e Bordit ishte në 12 mars, i cili vendosi që çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 12 Mars-15 mars 2022, të ishte 217 lekë/litri, nga 223 lekë që shitej në pikat e tregtimit të karburanteve.

Por, sa ka arritur Bordi, përmes fiksimit të çmimeve (veprim që është kundërshtuar nga operatorët pasi nuk u lejon të jenë fleksibël në blerje) që të ofrojë çmime më të arsyeshme për konsumatorët.

“Monitor” ka hartuar grafikun që krahason ecurinë e çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare (treguesi Platts, që merret si referencë nga bordi për vendosjen e çmimit) dhe luhatjeve në tregun e shitjes me pakicë, nga shkurti i këtij viti deri në datën 30 qershor (deri në 12 mars çmimi i tregtimet me pakicë vendosaj nga tregu dhe pas kësaj date fiksohet periodikisht nga Bordi).

Nga grafiku rezulton që “historia përsëritet”: çmimet rriten me shpejtësi kur nafta shtrenjtohet në Bursa, ndërsa ritmet e uljes janë më të ngadalta, jo si referencë kohore më shumë, sesa në vlerë.

Më poshtë janë dy shembuj konkretë:

1.Në datën 12 prill, nafta në bursa ishte 1099 dollarë për ton, ndërsa në treggun vendas ishte 219 lekë për litër.

Në datën 19 maj, nafta në bursat ndërkombëtare arriti në nivele të ngjashme, prej 1,083 USD/ton. Por në tregun vendas karburanti tregtohej me 229 lekë për litër, ose 10 lekë më shumë sesa një muaj më parë, kur çmimi në bursa ishte pothuajse i njëjtë (datat me të verdhë të shënuara në grafik). Një shpjegim i pjesshëm është dhe kursi i dollarit, që në 19 maj ishte 114.5 lekë, kundrejt 112 lekë në 12 prill.

2.Në datën 30 qershor, nafta në bursa ishte 1,233 dollarë/ton, ndërsa në tregun e brendshëm u fiksua në 249 lekë. Por, një muaj më parë (30 maj), kur nafta ishte në të njëjtat nivele në bursa, në tregun vendas ishte 239 lekë! (datat me blu). Në 30 maj, kursi kishte zbritur sërish në 112.4 lekë, ndërsa në 30 qershor, një dollar këmbehej me 114.2 USD, pa ndryshime të ndjeshme në krahasim me javët e mëparshme. Sipas Global Petrol Price, Shqipëria renditet ndër 20 vendet me çmimin më të lartë në botë të naftës dhe më e shtrenjta në rajon. Ndërsa e matur për fuqinë blerëse, konsumatorët vendas e blejnë naftën më shtrenjtë në Europë. Një shqiptar duhet të shpenzojë mesatarisht gati 15-20% të të ardhurave ditore për të blerë një litër naftë, me çmimet e sotme më shumë sesa çdo qytetar tjetër në Europë.

Me çmimet e karburanteve që kanë kapur majat, dhe aktualisht tregtohen me 243 lekë për litër, shqiptarët pritet të paguajnë këtë vit shumë më teper për të udhëtuar, si përmes mbushjes së makinave të tyre, ashtu dhe indirekt në kostot e transportit. Rreth 60% të çmimit e përbëjnë taksat.

Marrë nga Monitor.al

Tags: albanewscmimet e karburantevenafte
Previous Post

Kiev, anijet e para të huaja mbërrijnë në porte për të ngarkuar grurin

Next Post

Çfarë ndodh nëse ndërpriten furnizimet me gazin rus në Gjermani?

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Çfarë ndodh nëse ndërpriten furnizimet me gazin rus në Gjermani?

Çfarë ndodh nëse ndërpriten furnizimet me gazin rus në Gjermani?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • “REUTERS” NXJERR ÇMIMIN, JA PËR SA DOLLARË DO TA BLEJË BE NJË DOZË VAKSINE KUNDËR COVID-19

    COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ndryshon harta elektorale/ Tirana bëhet me 36 mandate, Dibra dhe Gjirokastra 1 më pak

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.