Mijëra njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre në veri të Athinës, të Martën, pasi zjarret arritën zonat e banuara të kryeqytetit grek.
Evakuimet vijnë pasi Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis tha se Greqia aktualisht është në mes të “valës së nxehtësisë më të keqe të 30 viteve të fundit”.
Zjarri dërgoi një re të madhe tymi mbi Athinë dhe shkaktoi evakuime të shumta pranë zonës Tatoi, 20 kilometra në veri të qytetit. Banorët u larguan nga shtëpitë e tyre duke kërkuar strehim në pjesë të tjera të qytetit.
Zjarre të reja kanë shpërthyer edhe në pjesë të tjera të Greqisë duke shkaktuar evakuime nëpër rajone si Peleponezi si dhe ishujt Evia dhe Kos. Autoritet kanë krahasuar situatën tragjike me zjarret e vitit 1987 të cilat sollën vdekjen e më shumë se 1,500 njerëzve.
Zjarrëfikësit në vend kanë vazhduar të luftojnë kundër flakëve që po shpërthejnë në vend por temperaturat e larta prej 45 gradë celsius dhe djegja e pyejve dhe tokave bujqësore ka bërë që situata të bëhet e pakontrollueshme dhe që zjarret të arrijnë edhe qytetet bregdetare të vendit.