Shtetet e Bashkuara po nxisin vendet e NATO-s të punojnë me Turqinë me shpresën e eliminimit të ndarjeve për afrimin e Ankarasë me Rusinë.
Greqia, e përfshirë në një mosmarrëveshje të vazhdueshme me Turqinë mbi çështjen e Mesdheut lindor, ka vendosur vazhdimisht forcat e saj detare në gatishmëri javët e fundit.
Zyrtarët amerikanë vazhdojnë të paralajmërojnë së përdorimi nga Turqia i teknologjisë së përparuar të radarëve rusë mund të komprometojë sistemet ushtarake të NATO-s dhe mund të përdoret për të vënë në shënjestër avionët e NATO-s në Turqi, përfshirë F-35.
Shqetësime të tilla, gjithsesi, janë injoruar në mënyrë të përsëritur nga zyrtarët turq, diçka që e shqetëson zotin Panagiotopulos.
“Tek Rusia nuk mund të kesh besim,” tha ai, duke shtuar se blerja nga Ankaraja e sistemit të mbrojtjes ajrore S-400 është “e mjaftueshme për të provuar se Turqia potencialisht, me dashje apo pa dashje, do të provojë të jetë një burim i dobësimit të kohezionit brenda NATO-s. – u shpreh ministri grek i mbrojtjes.