Greqi- Duke filluar nga data 19 prill Greqia do të hapë kufirin për turistët e huaj në vend.
Siç raportojnë mediat greke do të hiqet karantina dhe turistët duhet të tregojnë tek autoritetet certifikatën e vaksinimit ose një test negativ të Covid për të hyrë në tokën helene.
Vendimi i qeverisë greke përfshin vendet e BE, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Serbia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli, për e cila është tashmë në fuqi me marrëveshje dypalëshe.
Komiteti i Ekspertëve do të mblidhet të premten për të miratuar këtë vendim, raporton Kathimerini,