Rreth 40 000 certifikata vaksinimi janë lëshuar në Greqi brenda një dite. Qytetarët që janë vaksinuar i tërheqin këto certifikatë përmes një platforme të qeverisë.
Ministria e Qeverisë Dixhitale deklaron se qytetarët janë të kënaqur me të gjithë procesin e vaksinimit që nga faza fillestare, deri në atë përfundimtare, siç është lëshimi i certifikatës.
“Ne qëllimisht kemi zgjedhur të mos përdorim një qendër thirrjesh sepse kemi diagnostikuar se shkalla e kërkesës do të jetë shumë më e madh se ajo e furnizimit . “, tha ministri Kyriakos Pierrakakis.
Vaksinimi në Greqi ka nisur në 27 dhjetor 2020 si në shumë vende të tjera të BE-së, ndërsa vijon me ritme të shpejta.
Certifikatat e vaksinimit u shërbejnë qytetarëve për të lëvizur lirshëm.