Greqi- Shteti fqinj helen ka marrë masa të reja për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19. Ditën e sotme Greqia mori vendimin se do të mbyll kufirin me Shqipërinë deri në datën 14 dhjetor.
Personat që do të lejohen të futen në Greqi do të jenë turistë nga Bullgaria vetëm nga pika kufitare Kulata dhe një kategori e caktuar e personave me test negativ PCR do të lejohet të kalojnë nëpër pikat kufitare, Kakavija me Shqipërinë, Eusoni me Maqedoninë e Veriut dhe Kipi me Turqinë.
Pikat e kontrollit do të jenë të hapura nga ora 07:00 e mëngjesit deri në 23:00 të darkës.