Shërbimet sekrete ruse zbuluan informacione që paralajmëronin Ukrainën për një komplot për të vrarë Presidentin Zelenskiy. Kjo u bë me dije nga grupi i hakerëve Anonymous të cilët shkruan në një postim në Twitter: “Informacionet e rrjedhura nga shërbimet sekrete ruse paralajmëruan Ukrainën për një komplot për vrasjen e presidentit Volodymyr Zelensky. Tani, ne mund të presim një luftë të brendshme për pushtet në Kremlin për të përmbysur regjimin e Putinit. Ndërkohë, ne vazhdojmë me sulmet”, thuhet në Twitter të publikuar nga ata.