KOSOVË- Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në një deklaratë për mediat pas përfundimit të procesit të votimit ka uruar VV nëse do të fitojnë në zgjedhje dhe se nga rezultatet e deritanishme në Kosovë AAK-ja është me rezultatin te 10%. Gjatë fjalës së tij, Haradinaj ka thënë se duhet që të ruhet procesi zgjedhor, si dhe ka falenderuar të gjithë qytetarët që kanë marrë pjesë në zgjedhje.
“Duhet falënderuar të gjithë mekanizmat për këto zgjedhje, dhe qytetarët për një pjesëmarrje pasi që ka qenë kohë e vështirë. Përpos Exit Polleve një trend i votës shihet se është kah VV-ja dhe konstatohet një fitore e tyre dhe shfrytëzojë rastin me u uru edhe fitoren e VV-së, rezultatet përputhen me pritshmëritë tona. Nga rezultatet e deritanishme që na vijnë nga KQZ, jemi tek rezultati 10%. E dimë që ky proces kaq i mirë tani ndodhet në përgjegjësinë e komisionerëve dhe vëzhguesve”, tha Haradinaj.