Shtëpia e një banoreje tek Kodra e Shtufit në Gjirokastër është djegur pas një pakujdesie të vetë zonjës.
Burime bëjnë me dije se zonja ishte duke u ngrohur me gaz, dhe sipër kishte hedhur një si çarçaf. Më pas ajo ishte çuar për të hapur derën, dhe mbulesa ka marrë flakë.
“Po ngrohesha në petrogaz dhe kisha hedhur një si çarçaf, u ngrita që t’i hapja derën, këtij. Ka rënë atje, mbi petrogaz,” u shpreh zonja Osmani ndërsa zjarrfikësit shuanin flakët që përfshinë banesën.”
Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.