Duke filluar nga e dita e sotme, ish-krerët e UÇK-së do të dalin të dëshmojnë përpara Gjykatës Speciale të Hagës.
I pari që do të dalë në Gjykatën Speciale është Jakup Kransiqi në ora 11 paraditen e sotme, ndërsa ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të dalë në ora 3 pasdite.
Seancat do të pasohet nga Kadri Veseli të martën ora tre, e të mërkurën me Rexhep Selimin në orën 11:00.
Këto seanca do të jenë publike njofton gjykata speciale e cila ndaj katër të arrestuarve ka ngritur 10 akuza përfshi edhe krimet e luftës, torturën e vrasjen.
Por jo vetëm kjo, sipas akt-akuzës, nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtar të tjerë të UÇK Kanë kryer krime të shumta ndaj kundërshtarëve.