DASHI
Në fushën sentimentale prej kohësh gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç do të dëshironit. Pengesat nuk mungojnë, nga të gjitha këndvështrimet. Mundohuni të qëndroni të qetë dhe nëse keni debatuar me partnerin, flisni me njëri-tjetrin dhe sqarohuni. Në nivel profesional do të ketë perspektiva të shkëlqyera vitin e ardhshëm, prandaj jini të durueshëm edhe pak.
DEMI
Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë 7 nëntor 2022), ju pret një mëngjes vërtet stresues, ndaj bëni kujdes. Fatmirësisht nga pasditja gjërat përmirësohen, kështu që kini durim. Shmangni debatet me partnerin dhe përpiquni të kuptoni se cilat janë prioritetet tuaja. Mundësi të mira në punë, sidomos për ata që kanë biznesin e tyre.
BINJAKËT
Të dashur Binjakë, perspektiva të shkëlqyera në frontin sentimental. Përfitoni nga kjo, veçanërisht nëse jeni beqarë dhe kërkoni një shpirt binjak. Në të kaluarën ka pasur probleme, por tani gjërat duket se janë përmirësuar. Në planin e punës, realizoni një ide që e konsideroni fituese dhe fokusohuni te projektet tuaja në përgjithësi.
GAFORRJA
Nëntori nuk është sigurisht një muaj i favorshëm në frontin sentimental. Nëse jeni beqar, atëherë prisni përpara se të filloni aventura të reja. Mund të pendoheni. Në fakt, tensionet po rriten. Në planin e punës, ata që nuk besonin në potencialin tuaj në të kaluarën tani do të duhet të ndryshojnë mendje. Provoni vlerat tuaja.
LUANI
Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë 7 nëntor 2022), mund t’i vazhdoni projektet tuaja me entuziazëm. Në përgjithësi, jeni duke përjetuar një periudhë shumë komplekse në frontin sentimental. Në nivel profesional, përpiquni të qëndroni të qetë dhe të përdorni pak diplomaci, edhe nëse nuk është “arma” juaj. Nëse disa njerëz shihni se nuk janë më pranë jush, ndoshta është më e përshtatshme t’i largoni nga jeta juaj.
VIRGJIRËSHA
Hëna do të jetë e favorshme. Përfitoni prej saj! Në dashuri nuk jeni më të shqetësuar si ditët e fundit. Ju keni rizbuluar një qetësi që do të jetë e dukshme në të gjitha fushat e tjera të jetës suaj. Kushtojini vëmendje shpenzimeve, sepse në fund të vitit mund të keni shpenzime të mëdha, ndaj filloni të kurseni.
PESHORJA
Hëna do ketë ndikimin e saj pozitiv dhe gjërat do ndryshojnë për mirë për shenjën tuaj. Nëse jeni beqarë, keni një dëshirë të madhe për të bërë mirë. Së shpejti do të vijnë shumë ndjenja pozitive. Në nivel profesional mund të merrni propozime interesante: vlerësoni mirë të mirat dhe të këqijat.
AKREPI
Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë, 7 nëntor 2022), së shpejti mund të ketë lajme të mëdha në jetën tuaj. Kujdes sepse në dashuri situata do jetë paksa e komplikuar këtë mëngjes. Pasdite gjërat do të përmirësohen. Në punë mos bëni hapa të nxituar financiarisht! Shmangni investimet e rrezikshme, nuk është momenti i duhur.
SHIGJETARI
Do jetë shumë pozitive në planin sentimental. Kujdes sepse pasdite mund të ketë diskutime dhe tensione. Në punë, nga 21 dhjetori shumë gjëra do ndryshojnë. Bëni pak më shumë durim, më në fund do të vijnë siguritë që keni pritur. Frytet e angazhimit tuaj do të jenë së shpejti të dukshme.
BRICJAPI
Nëse ka pasur ndonjë tension, kjo mund të mos jetë koha e duhur për të përmendur të kaluarën dhe për të krijuar diskutime të mëtejshme. Mundohuni të qëndroni të qetë dhe të përpiqeni të qartësoheni. Në punë, mos ushqeni polemika të panevojshme me kolegët dhe eprorët, edhe nëse ndonjëherë është e vështirë të mbani gjuhën nën kontroll.
UJORI
Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë 7 nëntor 2022), nëse duhet të përballeni me diskutime të rëndësishme, kjo mund të jetë koha e duhur. Në çdo rast, është më mirë të prisni deri pasdite ose ditën e 12 nëntorit. Në punë keni ide më të qarta dhe gjithçka duket shumë më e favorshme, prandaj vazhdoni projektet tuaja.
PESHQIT
Çiftet që kanë diskutuar tashmë mund të rikuperohen, është më e lehtë të merrni iniciativën. Gjeni qetësinë tuaj që keni humbur. Tensione priten në punë pasdite, por qëndroni të qetë. Nëse keni një program për të përfunduar, është më mirë ta bëni atë në mëngjes.