• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Hyn në fuqi kontrata për Aeroportin e Vlorës, hapet rruga për nisjen e zbatimit të projektit

10/06/2021
in Ekonomi
0
Hyn në fuqi kontrata për Aeroportin e Vlorës, hapet rruga për nisjen e zbatimit të projektit

Vendimi i qeverisë që miraton kontratën e koncesionit për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës tashmë i publikuar në fletoren zyrtare ka marrë fuqi ligjore duke i hapur rrugë hapave të tjera drejt zbatimit të projektit.

Qeveria miratoi në datën 2 qershor kontratën e nënshkruar mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe bashkimit të kompanive Mabco  Constructions  Sa, Yda  Insaat  Sanayi  Ve  Ticaret  Anonim  Sirketi, 2A Group  sh.p.k.

Nënshkrimi u bë më herët në fund të prillit kur u dhanë edhe detaje mbi kalendarin e zbatimit të projektit ku u nënvizua se punimet nisin brenda 14 muajsh. Gjatë kësaj kohe kompanive që fituan të drejtën e koncesionit përmes ofertës 104 milionë euro do t’ju duhet të sigurojnë dokumentacionin e nevojshëm nga autoritetet shqiptare për zbatimin e projektit.

Në garën për aeroportin e Vlorës morën pjesë dy kompani ku përveç asaj që u shpall fituese ishte edhe Alde Corporation LTD, një kompani e regjistruar në Londër, e orientuar në zhvillimin e projekteve në fushën e ndërtimin dhe real state, por nuk përmbushte asnjë nga kriteret teknike.

Aeroporti i Vlorës është i dyti në vend që jepet me koncesion sipas skemës së garantimit të trafikut pas dhënies së atij të Kukësit me të njëjtin kusht. Në transportin rrugor kjo skemë ishte aplikuar më herët me Rrugën e Kombit.

Referuar dokumenteve zyrtare në kohën kur u shpall gara , qeveria do të garantojë të ardhurat e munguara. Të ardhurat e garantuara në skenarin bazë për 10 vitet e para të operimit të jenë 9.6 milionë euro në vitin e katërt, 10.3 në vitin e pestë, 11.2  për të gjashtë , 12.1 për të shtatë e kështu me radhë me një kulmim prej 18.6 mln euro në vitin e trembëdhjetë nga nënshkrimi i kontratës. Në total të ardhurat e garantuara duhet te jenë rreth 138 milionë euro.

Të njëjtat dokumente nënvizonin se zona përreth ku do të ndërtohet Aeroporti i Vlorës pra në Akërni, do të ndryshojë në mënyrë drastike. Sipas Masterplanit ndër të tjera janë parashikuar një zonë sportive, një zonë e dedikuar për verë, hotele dhe resorte, një port i vogël i ri, një zonë rezidenciale dhe për agrikulturë, plazh dhe një zonë me pyje. Në pjesën tjetër ndodhet edhe zona e mbrojtur natyrore e Nartës dhe Vjosës.

Aeroporti i Vlorës shtrihet tek ish aeroporti ushtarak i Mifolit pranë fshatit Akërni, Novosele, Vlorë. Vendndodhja për aeroportin e ri gjendet pranë Lagunës së Nartës, Kriporja e Vlorës dhe lumit të Vjosës. Nga ana jugore ajo kufizohet me Lagunën e Nartës rreth 5 km në vijë ajrore peizazh i mbrojtur natyror. Nga ana perëndimore kufizohet me vijën bregdetare rreth 6.4 km larg në vijë ajrore.

Nga ana lindore rreth 200 metra larg ndodhën disa shtëpi të ndërtuara kohet e fundit pas mbylljes se aeroportit (vitet 98-99), ndërsa qendra e fshatit Akrëni ndodhet rreth 500 metra larg pikës më të afërt të perimetrit të zonës të ish-aeroportit të Mifolit. Rreth 3 kilometra larg në vijë ajrore në drejtimin juglindor ndodhen fushat e kripores. Nga ana veriore kufizohet me lumin e Vjosës 3.5. km në vijë ajrore, ndërsa derdhja e Vjosës ndodhet rreth 10 km larg. Vendndodhja e aeroportit ndodhet pranë Lagunës se Nartës dhe është pjesë e zonës Peizazh i Mbrojtur Vjosë-Narte Kategoria e Pestë.

Marrë nga Monitor.al

Tags: Aeroporti i vloresalbanewskontratazbatimi i projektit
Previous Post

Mësuesit dhe pedagogët marrin sot dozën e dytë të vaksinës

Next Post

Prokuroria bën bilancin për krimet zgjedhore, tre çështje në SPAK

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Prokuroria bën bilancin për krimet zgjedhore, tre çështje në SPAK

Prokuroria bën bilancin për krimet zgjedhore, tre çështje në SPAK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.