Nga sot në Greqi do të hyjë në fuqi masa e pezullimit nga puna për punonjësit e vaksinuar në sistemin e shëndetësor.
Rreth 10 mijë punonjës të këtij sektori nuk e kanë marrë ende vaksinën. Dhe me ligjin e ri ata do të pushohen nga puna si për mbrojtjen e tyre ashtu edhe për mbrojtjen e pacientëve për të cilët kujdesen. Nga ky proces do të lindin shumë boshllëqe në sistemin shëndetësor të cilat pritet të përcaktohen me saktësi në 48 orët e ardhshme.
Ministri i Shëndetësisë e quajti me rëndësi këtë proces duke theksuar se stafet mjekësore duhet të binden që të vaksinohen.
Qeveria ka hartuar një plan që përcakton si do të vendosen infermierët dhe mjekët e vaksinuar në mënyrë që të plotësohen boshllëqet e krijuara në disa qendra shëndetësore.