• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

I pari në Rajon për numrin e të infektuarve/ Mali i Zi konfirmon variantin anglez të koronavirusit

18/02/2021
in Rajon
0
I pari në Rajon për numrin e të infektuarve/ Mali i Zi konfirmon variantin anglez të koronavirusit

Instituti për Shëndetin publik në Mal të Zi mori konfirmimin nga laboratori gjerman i klinikës Charite në Berlin, se në mostrat e dërguara atje ishte identifikuar varianti britanik i Covid – 19. Pasi kemi të bëjmë me virus, i cili ka një përhapje shumë të lartë, sipas ekspertëve,   gjatë ditëve të fundit është shtuar dukshëm numri i të infektuarve me ketë virus. Mali i Zi, aktualisht renditet i pari në rajon me 1.376 të infektuar me koronavirus për 100.000 banorë.  Për shkak të situatës tejet të rëndë epidemiologjike dhe numrit të shtuar të të sëmurëve dhe viktimave, pas mbylljes së Budvës dhe Tivatit, me urdhër të institucioneve përkatëse u mbyllën të gjitha objektet e hotelisë në Nikshiq, Cetinjë, Podgoricë, Herceg Novi, Ulqin dhe Kotorr.

Shpresa tek vaksinat

Ndërkohë që situata është tejet alarmante e tërë vëmendja është e përqëndruar tek vaksinat. Të mërkurën (17.02) në Mal të Zi  mbërriti  kontigjenti i parë me vaksina kundër koronavirusit, të cilat janë dhuratë nga Serbia. Në aeroportin e Podgoricës Kryeministri Zdravko Krivokapiq priti homologen e tij serbe Ana Brnabiq, të cilën e falenderoi dhe i tha, që ”ky donacion është dëshmi e respektit të madh. Ky veprim do të jetë një fillim i ri në zhvillimin e marrëdhënieve misi dy vendeve që në një periudhë të caktuar kohore kishin shënuar ngecje”, është shprehur Krivokapiq.

Kryeministrja serbe Ana Brnabiq është shprehur, se Serbia do t’i dhurojë Malit të Zi edhe vaksina të tjera. Sipas saj donacioni për mbi 4.000 dozash është i mjaftueshëm për  fillimin e vaksinimit. Ajo solli mesazhin e presidentit të Serbisë  Alaksandar Vuçiq, që”me këtë gjest hapim një kapitull të ri të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Malit të Zi”.  Zëvendëskryeministri i Malit të Dritan Abazoviq, i cili ka qenë drejtpërdrejt i angazhuar në bisedime me Serbinë për këtë donacion, i shprehu mirënjohje qeverisë së Serbisë për – siç tha ai – “këtë gjest njerëzor”.

Kontigjenti i sapo mbërritur i vaksinave do të jetë në shërbim të personelit mjekësor si edhe strehimoreve të kujdestarisë për të moshuarit.  Ministrja  e Shëndetësisë Jelena Boronoviq Bojoviq ka bërë të ditur se Mali i Zi pret furnizim me vaksinën ruse, e cila është siguruar nga negociatat e drejtpërdrejta me Rusinë. Sipas saj, Mali i Zi do të furnizohet edhe me vaksinën kineze dhe atë gjermano-amerikane Pfizer/BioNtech. Mali i Zi  është ndër vendet e fundit në rajon që fillon imunizimin kundër COVID-19./DW

Tags: mali i zirajonte infektuarvarianti anglez i covid
Previous Post

Kryen 36 grabitje brenda tre javëve, vlera që i kalon 200 mijë euro, kush janë katër ‘skifterat’ shqiptarë që ‘boshatisën’ shtëpitë e Italisë?

Next Post

Basha nxjerr ‘zbuluar’ Ramën: Këto janë 100 dështimet e Ramës dhe premtimet e pambajtura!

Related Posts

Mediat serbe: Vuçiç thërret këshillin e sigurisë pas vendimit të Kosovës për targat

Dialogu, Kuvendi i Serbisë diskuton sot për Kosovën

02/02/2023
Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

31/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

Kosovë/ Mbahet sot takimi për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

31/01/2023
Erdogan i vendos veton Suedisë: Nuk ka mbështetje për anëtarësim në NATO!

Erdogan i vendos veton Suedisë: Nuk ka mbështetje për anëtarësim në NATO!

28/01/2023
Vjosa Osmani

Osmani për ‘Corriere Della Sera’: Beogradi po përpiqet të na destabilizoje

25/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën

19/01/2023
Next Post
Basha nxjerr ‘zbuluar’ Ramën: Këto janë 100 dështimet e Ramës dhe premtimet e pambajtura!

Basha nxjerr 'zbuluar' Ramën: Këto janë 100 dështimet e Ramës dhe premtimet e pambajtura!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.