Policia ka mundur të arrestojë Kristi Çinarin, personin i cili dyshohet për dy grabitje të ndodhura në Tiranë brenda pak ditësh.
Çinari ishte pajisur me kartë identiteti kosovare, ku rezultonte me emrin Blerim Krasniqi i lindur në Prishtinë. Çinari dyshohet të jetë autori i grabitjes në institucionin financiar “Kredo.al”, filiali tek zona e “Brrylit” në Tiranë dhe i një farmacie në bulvardin “Zhan Dark” në 21 janar.
Ngjarje të ndodhura më 21 janar dhe 23 janar, ku dyshohet se i riu hyri në institucionin financiar dhe farmaci me maskë kundër COVID dhe kapele teksa kërcënoi punonjësit dhe vodhi shuma parash.
Sipas policisë, Çinari ishte emër i njohur pasi në 2017 kur ishte 17-vjeç, së bashku me një bashkëmoshatar grabiti me armë një farmaci tek “Rruga e Kavajës”.
Gjatë kontrollit të banesës iu gjetën dhe iu sekuestruan një pistoletë çakmak, e cila është përdorur për kryerjen e vjedhjeve(fiksuar nga kamerat e sigurisë), dokumente të ndryshme dhe një kartë identiteti e shtetit kosovar, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Çinari në fakt është një person që nuk rezulton banor në Tiranë, ai nuk ka strehë dhe aktiviteti i tij prej vitesh ka qenë të merret me grabitjet e farmacive dhe të pikave të vogla financiare. Kristi Çinari ka jetuar për disa vite jashtë shtetit, ndërsa aktualisht ndodhet në Tiranë ku i është rikthyer aktivitetit të tij.
Ai do të akuzohet për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Vjedhja” e mbetur në tentativë dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
NJOFTIMI:
I shpallur në kërkim për dy vjedhje nën kërcënimin e armës, tenton të kryejë sërish vjedhje, por vihet në pranga nga Policia, 22-vjeçari. Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve me dhunë apo me armë, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, evidentimin dhe kapjen e autorëve, si rezultat i një pune intensive dhe të mirorganizuar, nga shërbimet e Komisariatit Nr. 4 u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit K. Ç., 22 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me armë”. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariatet e Policisë Nr. 1 dhe Nr. 4, si autor i dyshuar për vjedhjen e një filiali të një institucioni për dhenie kredie, për vjedhjen e një farmacie, si dhe për tentativë vjedhje të një pike UKT-je, konkretisht: I vjedhjes me pistoletë çakmak të një sasie vlere monetare në filialin e një institucioni për dhenie kredie, ngjarje e ndodhur më datë 23.01.2021, rreth orës 13:40, në rrugën “Bardhyl”; I vjedhjes me pistoletë çakmak të një sasie vlere monetare në një farmaci, ngjarje e ndodhur me datë 21.01.2021, në bulevardin Zhan D’ark. I tentativës për vjedhje të zyrave të UKT-së, ngjarje e ndodhur më datë 08.02.2021, në rrugën “Sitko Çiço”; Gjatë kontrollit të banesës iu gjetën dhe iu sekuestruan një pistoletë çakmak, e cila është përdorur për kryerjen e vjedhjeve(fiksuar nga kamerat e sigurisë), dokumente të ndryshme dhe një kartë identiteti e shtetit kosovar, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Vjedhja” e mbetur në tentativë dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.