Krimi i Glyka Nera: “Ai më mori vajzën, nuk do ta marrë edhe mbesën time” thotë nëna e Caroline.
Kujdestaria e plotë e fëmijës së Caroline, e cila u vra nga bashkëshorti i saj pilot në Glyka Nera të Greqisë, pritet të merret nga familja e 20-vjeçares. Kjo është bërë publike nga avokati i familjes së të ndjerës, mëngjesin e kësaj të mërkure.
Sipas Thanassis Harmanis, mjedisi familjar i Caroline në Alonissos është krejtësisht i përshtatshëm, të paktën për vitet e para të rritjes së një fëmije. Madje avokati citoi edhe një deklaratë nga nëna e 20-vjeçares, e cila ka thënë se “Ai e mori fëmijën tim, nëse unë e humbas mbesën time, do të jetë një goditje tjetër e madhe për mua”.
Aktualisht, Lydia 11 muajshe është në duart e një anëtari të familjes së vrasësit Babis Anagnostopulos, por shumë shpejt, ka thënë avokati, pritet të lëshohet një urdhër nga prokurori i çështjes për kalimin e saj te familjarët e Caroline.