• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Identifikohen viktimat e aksidentit tragjik në Kroaci, familjarët presin sot mes dhimbjes e lotëve 10 trupat e pajetë

27/07/2021
in Kosova, Rajon
0
Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga: 10 viktima dhe mbi 30 të lënduar

Janë identifikuar të gjitha viktimat e aksidentit tragjik, që ndodhi të dielën në Kroaci, ku një autobus i linjës Frankfurt-Kosovë doli nga rruga dhe u rrokullis, duke iu marrë jetën 10 pasagjerëve dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

Autoritetet në Kosovë thanë se po vazhdojnë bashkërendimin me autoritetet kroate për të ndihmuar të plagosurit, të cilët vazhdojnë të trajtohen në spitalin e qytetit Slavonski Brod të Kroacisë. Viktimat tashmë janë identifikuar dhe siç ka njoftuar ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, deri ditën e sotme, pritet të kryhet autopsia dhe trupat e të ndjerëve të kthehen në Kosovë.

Komuna e Gjakovës me rrethinë është ndër më të goditurat nga ky aksident.

Qysh në orët e para të mëngjesit u kuptua se njëri nga shoferët e autobusit të aksidentuar, që kishte ndërruar jetë, ishte nga Gjakova. Naser Sylmetaj nga Gjakova kishte një vit që po ushtronte këtë profesion në këtë agjencion.

Vëllai i Naserit thotë se ai kishte mbajtur familjen me këtë punë dhe nuk kishte ndonjë angazhim tjetër.

Edhe Valentina Zhubi Binakaj nga Deçani e martuar në Gjakovë bashkë me vajzën e saj Erleta Binakaj nga Gjakova kanë humbur jetën në këtë fatkeqësi të madhe për popullin shqiptar.

Xhaxhai i Erletës, Rasim Binakaj, thotë se kjo do të ishte vizita e dytë e mbesës dhe nënës së saj në Kosovë brenda këtij viti, por që fatkeqësisht tashmë po i presin trupat e tyre të pajetë.

Edhe Leonora Gjotaj-Kolmekshaj nga Juniku e martuar në Gjakovë humbi jetën në këtë aksident.

Familja Kolmekshaj në Gjakovë kishte hapur të pamen për familjaren e saj e cila në udhëtim ishte bashkë me dy fëmijët e saj e që për fat të mirë ata shpëtuan.

Në mesin e atyre që nuk i mbijetuan këtij aksidenti ishte edhe Kujtim Kastrati nga Rahoveci.

Familjarët e Kujtimit thonë se ai ishte nisur nga mërgimi për në Kosovë pasi me 6 gusht do të martonte vëllain.

Edhe 18-vjeçarja Anjeza Bellanica nga Rahoveci ishte nisur nga Frankfurti për në vendlindje, por që tragjedia ja la udhëtimin në gjysmë pa arritur dot vendlindjen.

Në mesin e 10 viktimave të aksidentit të tmerrshëm në Sllavonski Brod të Kroacisë, është edhe 55 vjeçari, Hamet Hoxha nga fshati Randobravë i komunës së Prizrenit.

Djali të ndjerit, Valmiri, tregon se babai Hameti i cili prej shumë vitesh jetonte dhe vepronte në Shtutgart të Gjermanisë, ishte i gëzuar që ishte nisur drejt vendlindjes, pa e menduar se atij dhe disa bashkudhëtarëve tjerë do të iu ndodhte më e keqja.

Sevdail Rrustemi nga Podujeva kishte shkuar në Gjermani disa vite më parë, derisa para pak muajsh ai kishte arritur të marrë edhe familjen atje. Ai ditën e diel ishte nisur bashkë me gruan dhe fëmijët për në Kosovë, por aksidenti i rëndë në Kroaci atij ja mori jetën, derisa gruaja dhe dy fëmijët që për fat të mirë shpëtuan.

Edhe Gjyle Maloku nga Juniku dhe Alinda I. nga Peja ishin ndër viktimat e një prej aksidenteve më të rënda që ka ndodhur në Kroaci.

Të dielën në mëngjes, një autobus nga Kosova u aksidentua në autostradën ndërmjet Zagrebit dhe kufirit të Serbisë afër Slavonski Brodit. Autobusi që ishte në një rrugëtim të rregullt nga Gjermania për në Prishtinë, kishte më shumë se 60 udhëtarë. Autoritetet kroate e përshkruan aksidentin si “një nga aksidentet më të rënda”.

Tags: 10 viktimaaksidenti me autobusin e kosovesalbanewsidentifikohen viktimattragjedia ne kroaci
Previous Post

“Disa kishin vdekur tashmë”, dëshmia tronditëse e pasagjerit nga aksidenti tragjik në Kroaci

Next Post

Parakalime të rrezikshme e të dehur në timon, qytetarët denoncojnë shkeljet e shoferëve

Related Posts

Mediat serbe: Vuçiç thërret këshillin e sigurisë pas vendimit të Kosovës për targat

Dialogu, Kuvendi i Serbisë diskuton sot për Kosovën

02/02/2023
Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

31/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

Kosovë/ Mbahet sot takimi për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

31/01/2023
Erdogan i vendos veton Suedisë: Nuk ka mbështetje për anëtarësim në NATO!

Erdogan i vendos veton Suedisë: Nuk ka mbështetje për anëtarësim në NATO!

28/01/2023
Vjosa Osmani

Osmani për ‘Corriere Della Sera’: Beogradi po përpiqet të na destabilizoje

25/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën

19/01/2023
Next Post
Parakalime të rrezikshme e të dehur në timon, qytetarët denoncojnë shkeljet e shoferëve

Parakalime të rrezikshme e të dehur në timon, qytetarët denoncojnë shkeljet e shoferëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.