• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Ilaçe të gabuara, fatura disa milionëshe dhe mungesë testimesh. Çfarë po ndodh në Shqipëri me COVID-19?

18/11/2020
in Aktualitet
0
covid ne shqiperi

Kozeta Bajrami ka denoncuar sot në emisionin “Stop” se e ka kaluar COVID në shtator 2020 dhe është kuruar me antibiotik Azitromicinë, pasi e ka kaluar sëmundjen.

Ajo tregon se e ka kaluar COVID-19, pa ilaçe pasi tamponi iu bë me shumë vonesë dhe përgjigja po ashtu i erdhi një javë më vonë. Por dhe pse ishte shëruar, qytetares i është thënë që të merrje antibiotik.

Qytetarja: Jam Kozeta Bajrami, banoj në Tiranë. Në muajin shtator kam kaluar COVID dhe kam ndenjur 21 ditë në karantinë. Në fillim ka nisur si dhimbje fyti, laringu. Pastaj bëra analizën, tamponin. Tamponin e bëra pas 1 jave. Pastaj, pas një jave tjetër, doli përgjigja, që unë isha pozitive, që kishin kaluar mbi 15 ditë. Atëherë më kanë thënë, që je pozitive. 15 ditë temperaturën e kam patur 37.

Dhimbje koke jo. Thjesht kam qenë e këputur, siç është gripi normal. Pastaj mbas 5 ditëve të tjera, kisha, që më humbi ajo nuhatja, shija.

Gazetarja: Çfarë kure keni marrë?

Atëherë, kur dola pozitive mbas 15-16 ditëve, që unë e kalova në shtëpi, jam kuruar vetëm me vitaminën D. Vitaminën D e merrja vetë, jo se ma dhanë mjekët. Me Azitromicinën, ma dhanë pas 15 ditësh, kur unë e kisha kaluar COVID. Azitromicinë 500 mg, më kanë dhënë me pi.

Ishte një mjek i 127-ës, nuk prezantoheshin me emër. Ajo më tha, që do ta pish Azitromicinën, sepse e kemi si obligim, kush është me COVID.

Gazetarja: Po mjeku i familjes ta dha këtë ilaç?

Qytetarja: Mjeku i familjes më tha për diçka tjetër.

Gazetarja: E ka aprovuar marrjen e këtij antibiotiku?

Qytetarja: Po më tha nuk ka problem, merr azitromicinën, sepse kush është me COVID duhet ta pijë patjetër këtë.

Gazetarja: Ndërkohë ti e kishe kaluar virusin?

Qytetarja: Po, po, e kisha kaluar.

Gazetarja: Sa kushtonte?

Qytetarja: Tani te kutia di, që kishte 3 kokrra. Ishte i shtrenjtë. Bënte 6 mijë lekë tre kokrra. Në kokrrën e dytë, që kam pirë Azitromicinën, mua më ka filluar diarreja, gjë që nuk e kisha më parë.

Pas këtij denoncimi, në “Stop” ka ardhur dhe një denoncim tjetër nga Berat për situatën e tamponëve në këtë qytet. Testet në Berat janë në numër shumë të kufizuar dhe personeli i Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor thotë, se nuk mund t’ia bëjë tamponin kujtdo, që ka shqetësime, pasi do testohen të parët mësuesit e nxënësit. Sa për të tjerët, ata duhet të rrinë në shtëpi.

Qytetari: Si kaluat?

OSHKSH Berat: Mirë! Si jeni ju?

Qytetari: Laura?

OSHKSH Berat: Po!

Qytetari: Erdha të pyes për tamponin. Si i bëhet?

OSHKSH Berat: Vjehrri, ça ka vjehrri?

Qytetari: Po ka këto shqetësimet e përgjithshme. I ka ikur shija e këto, ka temperaturë e kështu.

OSHKSH Berat: Procedura është: lidhet me mjekun e familjes. Nëse mjeku ta gjykon të arsyeshme…

Qytetari: Po!

OSHKSH Berat: Bërjen e tamponit e referon për tampon dhe do t’ju telefonojmë ne, se kur mund të kemi planifikim për tamponët, se tamponët janë numër shumë i kufizuar dhe po bëhen rastet urgjente, po bëhen mësuesit, që venë në mësim dhe i japin nxënësve dhe këta, që janë në mjedise të mbyllura. Pastaj do bëhet me ju. Prandaj të them, që fol me mjekun e familjes, si është gjendja! Fol me mjekun e familjes!

Qytetari: Dhe mbas mjekut të familjes, në qoftë se më jep ok!, domethënë vonon 2-3 ditë?

OSHKSH Berat: Në qoftë se mjeku e referon me numër telefoni, do ju njoftojmë ne me atë numër, që ju do deklaroni, që hajdeni bëni tamponin!

Qytetari: Po mos na vononi, kjo është ideja!

OSHKSH Berat: Të thashë varet domethënë nga urgjencat, sesi është, sepse nëse unë kam një mësues me simptoma dhe vjehrrin tënd, unë do ia bëj mësuesit, nuk do ia bëj atij.

Qytetari: Po si.., vjehrri im 68-vjeç?

OSHKSH Berat: Po në shpi është ai?

Qytetari: Po, në shpi, po!

OSHKSH Berat: Ne duam të ruajmë pjesën, që janë më të brishtë, pjesën e fëmijëve!

OSHKSH Berat: Shiko është edhe diçka: tamponi vonohet 5-6 ditë përgjigja.

OSHKSH Berat: Mos them një javë, jo 5-6 ditë.

OSHKSH Berat: Kështu që atij nuk i bën dobi domethënë, si e bëri tamponin, si nuk e bëri. Rrezik është për ju, që jeni familjarë, në qoftë se ai është pozitiv, apo jo. Ndërkohë ai duhet të marri mjekimin, në qoftë se ka simptomat!

Qytetari: Ai i izoluar është.

OSHKSH Berat:  Po mirë, ai i izoluar, të marri mjekimin, të kontrollohet dhe pastaj doktoresha, në vazhdim të simptomave, që ai mund të ketë, të këshillojë për tampon, apo jo edhe kur ai referon, thotë ky rast është urgjent, merret nesër tamponi. Kaq!

Një 45-vjeçar ka rrëfyer për emisionin “Stop”, se ka kaluar COVID-19 me simptoma të vështira. Dy javë ka patur temperaturë dhe dhimbje në të gjithë trupin dhe shumë kollë. Ai thotë, se kostoja e kurimit i ka shkuar 1,5 milionë lekë të vjetra për analiza e mjekim.

“Përshëndetje, doja  të ndaja me ju eksperiencën e COVID-it, të cilën e kalova në muajin shtator, në gjendje jo fort të lehtë.  Atëherë mora një mjekim, që ishte goxha i mbushur me ilaçe, me vitamina, me të gjitha, mora një Aksef, që e pija dy herë nga një tabletë në ditë, ëëë…, mora një ilaç tjetër, i cili bëhej në bark për hollimin e gjakut me gjilpëra, pastaj mora një Avelox, i cili përsëri ishte një tabletë në ditë, mora vitaminën D, ishte UltraD, vitamin D3, goxha e fuqishme dhe kjo, mora një matës oksigjeni, me të cilin masja oksigjenin, mos të them edhe njëherë në dy-tre orë nga frika, se mos ulej oksigjeni në gjak, mora një Medrol, ishte ilaç, i cili përsëri 4 miligram, që merrja dy herë nga dy në ditë pas buke. Të gjitha këto ilaçe, antibiotikë dhe ilaçe për 10-12 ditë dhe po merrja dhe magnesium dhe calcium për 15 ditë. Ilaçet diku tek ditë e parë, përsëri ilaçe, skaner, kanë qenë diku 550 mijë lekë të vjetra, kurse të gjitha këto të tjerat, për shembull vitaminat extra, mund të kenë shkuar dhe 200-300 mijë lekë dhe mendoj se vetëm me ilaçe, me skanera dhe këto mund të ketë shkuar, jo më pak e gjithë situata me medikamentet, jo më pak se 1 milionë e gjysmë lekë gjatë muajit, që u kujdesa për trupin dhe për veten”, shprehet qytetari.

Një tjetër qytetare dëshmon, se mjekimi i ka shkuar rreth 80 mijë Lekë. “Kam 19 ditë sot me covid. Unë kam djersitje, dhimbje stomaku, kollë, këputje trupi, që jam e pafuqishme, nuk ngrihem nga krevati më. Mezi mbushem me frymë, herë pas here shtohet edhe oksigjeni ndonjëherë. Mora recetën, fillova mjekimin. Këtë Medrolin e kam 6 ditë, që po e vazhdoj, bashkë me vitaminën C, holluesit e gjakut, ilaçe të tjera pastaj, Ibuprofen e këto. Dy milionë ka shkuar goce.”, shprehet ajo.

Një arsimtare thotë, se kurimi prej 19 ditësh për simptomat e COVID-19 i ka kushtuar rreth 2 milionë lekë të vjetra.

“Vitamina C, kam marrë 4 copë hidratantë, kokrra për kollën, një depon, kam përdorur 3 kokrra kanë qenë antibiotikë, 3 herë në 3 ditë. Diku tek 30 (mijë lekë), po mund ta kem kaluar”, thotë qytetarja.

Faturat e të sëmurëve me COVID janë marramendëse dhe pak ditë më parë qeveria ka marrë vendimin për të rimbursuar  faturat e pacientëve, nëse rastet kur ato sugjerohen nga mjekët.

Në të gjitha rastet medikamentet janë të ndryshme dhe të kushtueshme dhe të gjithë pacientët i kanë përballuar vetë. Ndërkohë Besnik Jakaj ish-drejtor i ISHP-së, shprehet se është shkëputur zinxhiri i ndjekjes e kurimit të COVID-19. Qytetarët nuk po lidhen me mjekun, pasi mjeku flet nga telefoni apo online, dhe për këtë arsye, shumica e qytetarëve po marrin mjekime të gabuara.

“Nëse mjeku nuk e shikon pacientin, nuk e shikon me syrin e tij shqetësimet që ka pacienti, mund të vendos diagnozën. Ndërsa ne kemi zëvendësuar të gjithë mjekësinë me telefonata, kjo është fatale për qytetaret. Është shkëputur hallka mjek-pacient-spital”, thotë Jakaj.

Tags: albanewscovidfatura te shtrejtailace
Previous Post

Vetëvrasja e babait të katër fëmijëve, KLP rrëzon kërkesën për prokuroren e çështjes. Reagon ILD-ja

Next Post

“Rama dëfrehet në Instagram”/ Basha:Ditë të trishtuara për vendin, 60 shqiptarë vdiqën në një javë nga COVID

Related Posts

Kamioni përplaset me një “BMW” në Fier, plagoset një 27-vjeçar

Kamioni përplaset me një “BMW” në Fier, plagoset një 27-vjeçar

11/08/2022
Tragjedi në lumin Seman, gjendet trupi i pajetë i 14-vjeçarit! Të njëjtës familje 10 vite më parë iu mbyt një fëmijë

Tragjedi në lumin Seman, gjendet trupi i pajetë i 14-vjeçarit! Të njëjtës familje 10 vite më parë iu mbyt një fëmijë

11/08/2022
Zhduket Ervis Martinaj, familja kallëzon në polici se ka humbur kontaktet me të

Zhduket Ervis Martinaj, familja kallëzon në polici se ka humbur kontaktet me të

11/08/2022
Mashtronte të huajt për të investuar në bursa fiktive, arrestohet administratori i një ‘Call Center-i’

Mashtronte të huajt për të investuar në bursa fiktive, arrestohet administratori i një ‘Call Center-i’

10/08/2022
Tenton të djegë banesën e ish-të dashurës, vihet në pranga 31-vjeçari në Kombinat

U plagos me armë zjarri nga bashkëfshatari në Fushë-Krujë për drutë, ndërron jetë 50-vjeçari

10/08/2022
Tre gra mbyllen në një dyqan në Vlorë, kërcënojnë me vetëvrasje

Të shtëna me armë zjarri në Fushë-Krujë, plagoset një 55-vjeçar, identifikohet viktima dhe autori

10/08/2022
Next Post
“Rama dëfrehet në Instagram”/ Basha:Ditë të trishtuara për vendin, 60 shqiptarë vdiqën në një javë nga COVID

“Rama dëfrehet në Instagram”/ Basha:Ditë të trishtuara për vendin, 60 shqiptarë vdiqën në një javë nga COVID

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Publikohen FOTO-t që e reja nga Durrësi shkëmbente me “rrëmbyesin” nga Lushnja

    Publikohen FOTO-t që e reja nga Durrësi shkëmbente me “rrëmbyesin” nga Lushnja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kardiologët paralajmërojnë: Ky grup gjaku është më i vështiri për të përballuar vapën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Luana Vjollca rrëfen: Donin të më përdhunonin në mes të rrugës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ‘Sot nis një fillim i ri!’ Horoskopi i Paolo Fox për ditën e sotme, 8 gusht 2022

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • WhatsApp njofton risitë e reja, ju vendosni se kush do t’iu shohë nëse jeni online, mund të dalësh nga grupet pa e vëne re askush

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

77 vjet nga sulmi në Nagasaki, të mbijetuarit e krahasojnë me Ukrainën

77 vjet nga sulmi në Nagasaki, të mbijetuarit e krahasojnë me Ukrainën

13/08/2022
Zbulohet një virus i ri në Kinë me origjinë nga minjtë, 35 të infektuar

Zbulohet një virus i ri në Kinë me origjinë nga minjtë, 35 të infektuar

13/08/2022
Instagram merr vendimin për ndryshimet e reja, njoftimi nga drejtuesit

Instagram merr vendimin për ndryshimet e reja, njoftimi nga drejtuesit

13/08/2022
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.