Ilir Meta dekretoi emërimin e katër gjyqtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, Sokol Binajn, Albana Boksin, Sandër Simonin dhe Klodian Kurushi.
Tashmë Gjykata e Lartë vijon ngritjen e saj, teksa sot me emërimet e reja shkon në 7 anëtarë, ndërkohë që duhet të ketë 19.
Presidenti shpreh vërejtje për KLGJ, dhe thotë se me ritmin e këtij institucioni, atëhere Gjykata e Lartë plotësohet me gjithë trupën në mars të vitit 2024.
Gjykata e Lartë për shkak të pafunksionimit disa vite, ka pësuar një ngërç me dosjet, ku presin plot 35 mijë çështje gjyqësore për t’u shqyrtuar.