• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Importet e energjisë rritën me 65% vlerën e garancive të buxhetit në tremujorin IV 2021

26/02/2022
in Ekonomi
0
Importet e energjisë rritën me 65% vlerën e garancive të buxhetit në tremujorin IV 2021

Qeveria shqiptare ofroi 81.5 milionë euro garanci sovrane vetëm në dy muajt e fundit të vitit 2021 për të mundësuar kreditë me qëllim blerjen e energjisë elektrike.

Shifrat e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë (MFE) tregojnë se garancitë në favor të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë dhe Furnizuesit të Shërbimit Universal sollën një rritje të fortë të garancive buxhetore në tremujorin e fundit, duke i çuar ato në një total prej 23.4 miliardë lekësh, në rritje me 65% krahasuar me tremujorin e tretë dhe me 76% krahasuar me fundin e vitit 2020.

Ndikimin kryesor në rritjen e komponentit të garancive në borxhin publik e dhanë pikërisht kreditë për kompanitë e sektorit energjetik. Në muajin nëntor 2021, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike mori dy kredi në vlerë prej 30 milionë eurosh në sistemin bankar vendas, me qëllim mbulimin e nevojave për blerjen e energjisë elektrike. Për këto kredi, Këshilli i Ministrave miratoi dhënien e garancive sovrane, përkatësisht për një hua në vlerën e 20 milionë euro nga Banka OTP Albania dhe për një hua në vlerën 10 milionë euro nga Banka Amerikane e Investimeve. Gjatë muajit dhjetor, kompanitë e grupit OSHEE morën tre kredi të tjera, përkatësisht një kredi në shumën 20 milionë euro nga banka Intesa Sanpaolo Albania dhe dy kredi me vlerë 16.5 milionë euro dhe 15 milionë euro nga Raiffeisen Bank.

Përveç garancive për overdraftet e reja të marra nga FSHU/OSHE në dy muajt e fundit të vitit të kaluar, në regjistrin e garancive sovrane rezultojnë edhe tre kredi të mëparshme të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, të marra gjithnjë pranë bankave tregtare në Shqipëri, për një vlerë totale prej 4 miliardë lekësh.

Pjesa tjetër e garancive sovrane i takojnë dy skemave për mbështjeten e sektorit privat me kredi, që qeveria shqiptare i miratoi pas shpërthimit të pandemisë. Linja e parë u miratua në muajin prill 2020 dhe kishte si qëllim garantimin e likuiditetit të nevojshëm për shlyerjen e pagës gjatë periudhës që shumë biznese ndërprenë ose reduktuan ndjeshëm aktivitetin. Ajo kishte një vlerë limit prej 11 miliardë lekësh.

Skema e dytë e garancisë sovrane u miratua në muajin maj 2020 dhe kishte qëllim mbështetjen e rimëkëmbjes së aktivitetit të biznesit. Kjo skemë fillimisht kishte afat fundin e vitit 2020, por në muajin janar qeveria shqiptare vendosi ta shtyjë deri në 30 qershor 2021. Mbështetur në këtë skemë, qeveria mori përsipër të garantojë 60% të kredisë, ndërsa pjesën tjetër të rrezikut duhet ta merrte përsipër vetë banka kredituese.

Në fund të vitit 2021, vlera totale e garancive sovrane për dy skemat e mësipërme ishte afërsisht 9.5 miliardë lekë, në rënie me 6% krahasuar me tremujorin e tretë të vitit dhe në rritje 5.5% krahasuar me fundin e vitit 2020. Rritja vjetore lidhet me skemën e dytë të garancisë, që ishte aktive deri në mesin e vitit të kaluar. Skema e dytë përbënte rreth 85% të shumës totale të garancive për biznesin privat në fund të vitit 2021, për një shumë totale prej rreth 8.1 miliardë lekësh. Ndërsa garancitë e lidhura me skemën e parë janë në rënie graduale dhe në fund të vitit të kaluar kishin një vlerë prej 1.4 miliardë lekësh.

Garancitë sovrane kontabilizohen si pjesë integrale e borxhit publik dhe dhanë një kontribut shtesë, të paparashikuar në zgjerimin e këtij borxhi gjatë vitit të kaluar. Sipas shifrave që raporton MFE, në fund të vitit 2021 borxhi publik i vendit arriti në 1.38 trilionë lekë ose sa 78.15% e Prodhmit të Brendshëm Bruto. Në terma realë, borxhi publik u rrit me 2.5 pikë përqindje ndaj PBB-së vitin e kaluar./E.Shehu

Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomisë

Marrë nga Monitor.al

Tags: garanci sovraneImportet e energjisë
Previous Post

Shqipëria, nga vendet me rritjen më të ulët të çmimeve në Europë

Next Post

Tom Hardy dhe Charlize Theron flasin hapur për debatin e tyre “të tmerrshëm”

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Tom Hardy dhe Charlize Theron flasin hapur për debatin e tyre “të tmerrshëm”

Tom Hardy dhe Charlize Theron flasin hapur për debatin e tyre “të tmerrshëm”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • VOTO numrin 3/ Deputeti Vullnet Sinaj kandidon për mandatin e dytë: Vlora nuk ndalet

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çfarë po i pengon Suedinë dhe Finlandën të hyjnë në NATO?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.