• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Inceneratori i Fierit/ Gjykata vendos nën sekuestro kompaninë koncesionare për detyrime të pa paguara

18/11/2020
in Aktualitet
0
Inceneratori i Fierit/ Gjykata vendos nën sekuestro kompaninë koncesionare për detyrime të pa paguara

Inceneratori i Fierit në pronësi të Klodian Zotos, ka marrë miliona euro nga buxheti i shtetit, por nuk ka paguar bashkëpunëtorët.

Gjykata e Fierit e ka vendosur nën sekuestro kompaninë koncesionare për detyrime të papaguara që përllogariten në vlerën 600 mijë euro ndaj nënkontraktorëve që kanë kryer punime

Kompania koncensionare e inceneratorit të Fierit, ‘Integrated Technology Waste Treatment Fier’, e kontrolluar në shumicë nga Klodian Zoto, është prej disa muajsh nën sekuestro, për shkak të mospagimit të nënkontraktorëve, shkruan syri.net.

Kompania rezulton se ka marrë rreth 25 milionë euro nga buxheti i shtetit, duke filluar nga nëntori 2016, ndërkohë që nuk ka shlyer rreth 600 mijë euro ndaj bashkëpunëtorëve, duke risjellë në vëmendje skemat financiare piramidale.

Në Qendrën Kombëtare të Biznesit janë publikuar dy urdhra sekuestro ndaj kompanisë së drejtuar në shumicë prej biznesmenit kontravers Zoto, nga dy zyra të ndryshme përmbarimore.

Në urdhrin e parë, të lëshuar në datë 20 korrik 2020, përmbaruesi G. Guri ka urdhëruar sekuestron konservative të ‘Integrated Technology Waste Treatment’, për shkak se gjykata e Tiranës ka lëshuar urdhrin e ekzekutimit për një detyrim 600 mijë lekë që kompania e Zotos i ka një shoqërie ekspertize mjedisore.

Syri TV ka zbuluar vendimin e Gjykatës së Tiranës, në bazë të të cilit është vendosur sekuestroja e parë ndaj kompanisë koncensionare të incineratorit të Fierit.

Vendimi është marrë nga gjyqtarja Fida Osmani në 29 Qershor 2020, në të cilën pranohet kërkesa e shoqërisë ‘Environmental Managament Consultans’ (EMC) për të detyruar kompaninë e koncensionit të Fierit të shlyejë detyrimin 600 mijë lekë.

Ky detyrim rezulton të jetë i pashlyer, pasi përmbaruesi G. Guri nuk e ka hequr ende sekuestron ndaj ‘Integrated Technology Waste Treatment’.

Ndërkohë, një tjetër urdhër sekuestroje, për një detyrim financiar shumë më të madh, rëndon mbi kompaninë e inceneratorit të Fierit.

Zyra Përmbarimore ‘Jus’ ka nxjerrë dy urdhëra sekuestroje konservative në dëm të koncensionarit të landfillit të Fierit.

Sipas dokumenteve, ‘Integrated Technology Ëaste Treatment Fier’ i ka detyrime të pashlyera në vlerë 420 mijë euro dhe 15 milionë lekë të reja kompanisë së ndërtimit ‘Elmazaj’ shpk.

Ky urdhër sekuestroje është lëshuar pas vendimit të gjyqtares Mimoza Kajo, në datën 1 qershor 2020.

Edhe ky detyrim rezulton i pashlyer, pasi zyra përmbarimore ‘Jus’ nuk e ka hequr ende sekuestron konservative mbi kompaninë koncensionare.

Inceneratori i Fierit, i cili duhet të kishte nisur punën që në vitin 2019, ka përthithur deri tani rreth 25 milionë euro nga Buxheti i Shtetit.

Në portalin ‘spendingdata’, të profilizuar për transaksionet e thesarit, rezulton se në periudhën 206-2018 janë transferuar nga Ministria e Mjedisit në drejtim të kompanisë koncensionare të Klodian Zotos rreth 1.5 miliardë lekë të reja.

Ndërsa në periudhën 2019-2020, qeveria ka arkëtuar për llogari të shoqërisë së Klodian Zotos edhe më shumë 1.3 miliardë lekë të reja, duke arritur në një total prej rreth 2.9 miliardë lekë të reja

Pas këtyre pagesave multi-milionëshe, duket e paqartë se përse ‘Integrated Technology Waste Treatment’ gjendet në vështirësi financiare për të shlyer detyrimet në vlerën e rreth 600 mijë eurove, ndaj ‘Elmazaj’ shpk dhe ‘EMC’.

Tags: albanewsgjykataincenertori i fieritsekuestro preventive
Previous Post

E RËNDË/ Kufoma e 84-vjeçarit me COVID-19 qëndroi me orë të tëra në dhomë me pacientët e tjerë, mbuluar me batanije dhe kokën me peshqir

Next Post

Rrëzimi i Dekretit për Gjendjen Civile, Presidenca: Askush nuk do të mundet të prek votën e lirë të 25 prillit!

Related Posts

Shqipëria po plaket shpejt, mosha mediane e grave arrin 39.1 vjeç, e burrave 37.3

Shqipëria po plaket shpejt, mosha mediane e grave arrin 39.1 vjeç, e burrave 37.3

24/05/2022
Kreu i SPAK: Në 2021 bllokuam 70 milionë euro asete të krimit të organizuar

Kreu i SPAK: Në 2021 bllokuam 70 milionë euro asete të krimit të organizuar

24/05/2022
Finalja e Conference League/ Tifozët e Romës nisen për Tiranë, publikojnë foto nga eksodi masiv i 1991! Rama: Hajdeni!

Finalja e Conference League/ Tifozët e Romës nisen për Tiranë, publikojnë foto nga eksodi masiv i 1991! Rama: Hajdeni!

24/05/2022
FOTO/ Ky është efektivi Ludjan Zaimi, vrau kolegun brenda në Komisariatin nr. 3

FOTO/ Ky është efektivi Ludjan Zaimi, vrau kolegun brenda në Komisariatin nr. 3

24/05/2022
Vrasje brenda Komisariatit Nr.3 në Tiranë! Polici 25-vjeçar qëllon për vdekje kolegun e tij: Më tallte prej kohësh!

Vrasje brenda Komisariatit Nr.3 në Tiranë! Polici 25-vjeçar qëllon për vdekje kolegun e tij: Më tallte prej kohësh!

24/05/2022
Çfarë ndodhi?/ Vizita e Dendias në Tiranë, nuk takon kryetarin e Bashkisë Himarë

Çfarë ndodhi?/ Vizita e Dendias në Tiranë, nuk takon kryetarin e Bashkisë Himarë

23/05/2022
Next Post
Ilir Meta

Rrëzimi i Dekretit për Gjendjen Civile, Presidenca: Askush nuk do të mundet të prek votën e lirë të 25 prillit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Londër/ I riu shqiptar “masakrohet” për vdekje me thikë, arrestohen 3 persona

    Londër/ I riu shqiptar “masakrohet” për vdekje me thikë, arrestohen 3 persona

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • SPAK aksion në disa qytete të vendit! Lëshohen 32 masa arresti, në krye të listës Talo Çela, Suel Çela dhe Ervis Martinaj

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Shenjat që na jep trupi para infarktit në zemër

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • FOTO/ Ky është efektivi Ludjan Zaimi, vrau kolegun brenda në Komisariatin nr. 3

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aksident i trefishtë në Fier, plagosen drejtuesit e mjeteve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ekonomia globale përballet me sprovën më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore

Ekonomia globale përballet me sprovën më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore

24/05/2022
Verë e parakohshme? Si parashikohet moti për ditët në vijim

Verë e parakohshme? Si parashikohet moti për ditët në vijim

24/05/2022
‘Starbucks’ largohet nga Rusia pas 15-vjetësh

‘Starbucks’ largohet nga Rusia pas 15-vjetësh

24/05/2022
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.