• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Indeksi i shëndetit bankar shënon nivelet më të mira që prej vitit 2005

22/05/2022
in Ekonomi
0
Indeksi i shëndetit bankar shënon nivelet më të mira që prej vitit 2005

Indeksi i shëndetit bankar u përmirësua përsëri në 2021 dhe arriti nivelin më të mirë qysh prej vitit 2005.

Ky tregues llogaritet me bazë 6-mujore nga Banka e Shqipërisë, për efekt të vlerësimit të stabilitetit të sistemit financiar dhe ecuria e tij gjatë vitit të kaluar konfirmon tendencat pozitive të aktivitetit të sektorit bankar.

Në tërësi, gjatë viteve 2014-2021 indeksi i agreguar i shëndetit bankar ka shfaqur një prirje rënëse, duke treguar përmirësim të shëndetit dhe rritje të qëndrueshmërisë së sektorit bankar. Vlera e treguesve tenton të masë shkallën e rrezikut, ndaj një ulje e nivelit nënkupton rënie të rreziqeve dhe përmirësim të shëndetiti të sektorit bankar.

Sipas Bankës së Shqipërisë, përmirësimi i indeksit gjatë vitit të kaluar është ndikuar kryesisht nga ecuria pozitive në treguesit e cilësisë së aktiveve dhe likuiditetit. Cilësia e aktiveve është përmirësuar lehtë krahasuar me një vit më parë dhe kontributi i këtij nëntreguesi në rrezikun e përgjithshëm ka ardhur në rënie gjatë viteve të fundit. Vlera e këtij treguesi ra nga 0.71 në mars 2015 në 0.40 në dhjetor 2021. Rolin kryesor në këtë ecuri e ka dhënë rënia e konsiderueshme në raportin e kredive me probleme. Vitin e kaluar, raporti i kredive me probleme zbriti në 5.65%, duke shënuar nivelet më të ulëta që prej vitit 2008.

Rreziku i lidhur me likuiditetin ka shënuar rënie vitin e kaluar, për shkak të zgjerimit në raportin e aktiveve likuide ndaj aktiveve të përgjithshme dhe kontributi i këtij përbërësi në nivelin e agreguar të rrezikut në kohë ka shënuar rënie. Vlera e treguesit të likuiditetit në indeksin e shënetit bankar ra në 0.33 nga 0.40 që kishte qenë një vit më parë, duke dëshmuar një përmirësim të ndjeshëm.

Vlera e treguesit të përfitueshmërisë ra në 0.5, nga 0.54 që kishte qenë një vit më parë. Rënia e rrezikut të lidhur me përfitueshmërinë gjatë vitit të fundit pasqyron rritjen e fitimit të sektorit bankar. Gjatë vitit 2020, ky tregues regjistroi vlerat më të larta që nga viti 2013, duke dëshmuar rrjedhimisht një rritje të rreziqeve të lidhura me përfitueshmërinë. Por, gjatë vitit 2021 treguesit e përfitueshmërisë janë rimëkëmbur ndjeshëm. Sipas standardeve të mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë, fitimi neto për vitin 2021 ishte rreth 21.6 miliardë lekë, në rritje me 28% krahasuar me vitin 2020. Efektin kryesor e dha rritja e të ardhurave neto nga interesat me 7.5% dhe rënia e shpenzimeve për provigjione me 77%.

Kontributi i treguesit të kapitalit në nivelin e rrezikut është rritur vitin e fundit, ndikuar kryesisht nga rënia e treguesit të mjaftueshmërisë së kapitalit dhe nga zgjerimi i levës financiare.

Raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar zbriti lehtë në nivelin 18% në fund të vitit 2021. Sipas Bankës së Shqipërisë, ky tregues shënoi një rënie të lehtë nga niveli 18.3% ku qëndronte një vit më parë. Megjithatë, ai ngelet dukshëm mbi kërkesat minimale bazë të Bankës së Shqipërisë. Ulja e raportit të mjaftueshmërisë së kapitalit ka ardhur nga zgjerimit i aktiveve me rrezik dhe kryesisht prej rritjes së kreditimit.

Indeksi i shëndetit është përmirësuar në krahasim me një vit më parë edhe për bankat sistemike. Për këtë grup bankash vërehet përmirësim në katër prej pesë treguesve, por në mënyrë të veçantë përmirësimi është regjistruar në treguesit e likuiditetit dhe cilësisë së aktiveve. Treguesi i kapitalit për bankat sistemike ka shënuar rënie të lehtë gjatë vitit 2021, për shkak të një rënieje të lehtë në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit dhe njëkohësisht rritjes së levës financiare.

Marrë nga Monitor.al

Tags: banka e shqiperiseIndeksi i shëndetit bankarsektori bankar
Previous Post

Shenjat që na jep trupi para infarktit në zemër

Next Post

Turizmi, të huajt në hotele 2.3 herë më shumë në mars, rriten dhe net-qëndrimet

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Turizmi, të huajt në hotele 2.3 herë më shumë në mars, rriten dhe net-qëndrimet

Turizmi, të huajt në hotele 2.3 herë më shumë në mars, rriten dhe net-qëndrimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.