• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Industria shqiptare me marshin e “kërmillit”, kompanitë shqiptare 3 herë më pak produktive se Rajoni

15/01/2022
in Ekonomi
0
Industria shqiptare me marshin e “kërmillit”, kompanitë shqiptare 3 herë më pak produktive se Rajoni

Nëse do t’u referoheshim marsheve të politikës industriale, Shqipëria ka ecur me më të ulëtin, atë të “zvarritjes së kërmillit”.

Përveçse vuan nga produktiviteti i ulët, që prej vitit 2014, vendi po përjeton një rënie të tij. Sipas vlerësimeve të produktivitetit, midis viteve 2014 dhe 2016, rritja e produktivitetit ishte e ulët ose negativ, thuhet në studimin “Shtegu i Ngushtë i Zhvillimit” të fondacionit gjerman “Friedrich Ebert” me autorë Irena Beqiraj dhe Knidi Bashari.

Duke studiuar sjelljen e treguesit të produktivitetit autorët kanë gjetur se vlera e shtuar për punëtor, dhe Faktori Total i Produktivitetit (TFP), kanë përjetuar një rënie në periudhën 2014–2016. Vlera e shtuar për punëtor ra me 6% në prodhim dhe me 2% në shërbime, e po kështu edhe TFP-ja, duke shënuar një rënie prej 1% në prodhim dhe 6% në shërbime.

Të dhënat në nivel firme konfirmojnë se produktiviteti në Shqipëri është i ulët krahasuar me BE-në dhe vendet fqinje. Vlera e shtuar për një punëtor, si një nga matësit e produktivitetit, konfirmon se kompanitë shqiptare janë rreth 3 herë më pak produktive sesa kompanitë e Maqedonisë së Veriut dhe 7–10 herë më pak produktive se një kompani mesatare e BE-së.

Produktiviteti relativ është veçanërisht i ulët në sektorët e prodhimit (vlera e shtuar për punëtor është sa 8% e firmës mesatare në BE) dhe, në sektorët hoteleri dhe restorante, vlera mesatare e shtuar për punëtor është sa 9% e firmës mesatare në BE. Tregtia, transporti dhe TIK-u kanë nivele më të larta të produktivitetit relativ, por megjithatë mbeten të ulëta në krahasim me rajonin dhe BE-në.

Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipërisë i mungon punësimi në industri me intensitet të lartë dhe sofistikim teknologjik. 80% e fuqisë punëtore në sektorin formal të prodhimit punon në sektorë me intensitet të ulët teknologjik (p.sh., në prodhimin e ushqimeve dhe pijeve, tekstileve dhe veshjeve, prodhimet e drurit dhe të mobiljeve) dhe 17% në industrinë me intensitet teknologjik të mesëm dhe të ulët (p.sh.: metale, materiale, minerale, instalim pajisjesh).

Punësimi në industrinë me intensitet teknologjik të mesëm (p.sh.: automjete, kimikate, makineri dhe pajisje) dhe në industrinë e teknologjisë së lartë (p.sh.: kompjutera dhe elektronikë, farmaceutikë) është i papërfillshëm. Pjesa e punësimit në industritë e teknologjisë së mesme të lartë është dukshëm më e lartë në Kroaci, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, referon studimi.

Rritja e punësimit, e kombinuar me rritjen produktive negative, sugjeron që vendet e punës janë krijuar nga firma më pak produktive. Kjo do të thotë që kapitali dhe puna nuk po drejtohen nga aktivitetet produktive. Së dyti, punësimi nuk lidhet me firmat që kanë adoptuar praktikat më të mira menaxheriale, që tentojnë të rritin aftësitë e punëtorëve dhe të drejtimit. Punësimi ka karakteristikat e një “force punëtore të fshehur”, e cila nuk ndihmon rritjen.

Ekonomia shqiptare është e bllokuar në statusin e ekonomisë me produktivitet të ulët jo vetëm si rezultat i shtrembërimeve që rrjedhin nga dështimet e qeverisë, por edhe si rezultat i dështimeve të tregut dhe dështimeve të tjera më komplekse, si dështimet e koordinimit të eksternaliteteve të lidhura me procesin e të mësuarit dhe të shpërndarjes së njohurive, si dhe nga fragmentarizimi i tej

Studimi sugjeron se për të përmirësuar strukturën e përgjithshme industriale të vendit, politika industriale duhet të përqendrohet në dy lloje përmirësimesh: hyrja në industri të reja dhe përmirësimi i segmenteve me vlerë të lartë në industritë ekzistuese.

Për një ekonomi të vogël është e rëndësishme të identifikohen produktet dhe sektorët që janë në përputhje me strukturat aktuale dhe avantazhin konkurrues dhe produktet apo sektorët që po rriten në mënyrë dinamike në të gjithë globin për shkak të tendencave aktuale dhe të ardhshme të konsumit./B.Hoxha

Marrë nga Monitor.al

Tags: Industria shqiptarekompanite shqiptarepolitika industriale
Previous Post

Cila është arsyeja e vërtetë e rënies drastike të Bitcoin?

Next Post

Shkarkohet Rushaj, në vend të tij Basha vendos Alibeajn dhe Gjekmarkajn

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Grupi për PD-në: Reformimi i partisë nis me dorëheqjen e Lulzim Bashës

Shkarkohet Rushaj, në vend të tij Basha vendos Alibeajn dhe Gjekmarkajn

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.