• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

INSTAT: 621 mijë persona jetojnë nën kufirin e rrezikut për të qenë të varfër, në ulje në 2020-n

26/12/2021
in Ekonomi
0
INSTAT: 621 mijë persona jetojnë nën kufirin e rrezikut për të qenë të varfër, në ulje në 2020-n

Ndonëse ishte një vit pandemik, me rënie të ekonomisë dhe rritje të papunësisë, rreziku për të qene i varfër është ulur në 2020-n, ndërsa është ulur dhe pabarazia.

INSTAT bëri të ditur se në vitin 2020 janë vlerësuar 621.504 individë që jetojnë nën kufirin e rrezikut për të qenë të varfër, kundrejt 659.138 individë të vlerësuar në vitin 2019. Kjo tregon se niveli i përgjithshëm i të ardhurave familjare të disponueshme është rritur dhe numri i individëve në rrezik për të qenë të varfër është ulur me rreth 5.7%.

INSTAT ka publikuar rezultatet e vitit 2020 të Anketës së të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës (AANJ), e cila mat nivelin e jetesës, varfërinë relative dhe privimin material në familjet shqiptare.

Treguesi i rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri, në vitin 2020 është 21.8%, duke pësuar një rënie prej 1.2 pikë përqindje krahasuar me vitin 2019, 1.6 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2018 dhe 1.9 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2017.

Në krahasim me rajonin, Shqipëria ka treguesin më të lartë për të rrezikut për të qenë të varfër, ndërsa në Europë lë pas tre shtete, Turqinë, Rumaninë he Bullgarinë.

Sipas INSTAT, Treguesit e varfërisë në anketën e të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës, bazohen në konceptin relativ të varfërisë, i cili merr në konsideratë të ardhurat familjare të disponueshme, numrin e pjesëtarëve në familje (madhësinë e familjes) dhe shpërndarjen e të ardhurave ndërmjet grupeve të popullsisë.

Kufiri i rrezikut për të qenë i varfër për një person në vitin 2020 është vlerësuar me 186.242 lekë, në krahasim me 170.785 lekë që ishte në vitin 2019 dhe 160.742 lekë që ishte në vitin 2018.

Shkalla e thelluar e privimit material tregon përqindjen e individëve që jetojnë në familje të cilët nuk përballojnë të paktën 4 nga 9 kategoritë e privimit material

Ky tregues është vlerësuar 34,7% në vitin 2020, kundrejt 37,1% vlerësuar në vitin 2019, duke shënuar një rënie prej 2,4 pikë përqindje.

Intensiteti në punësim i familjes i referohet numrit të muajve që të gjithë individët e familjes kanë punuar kundrejt numrit gjithsej të muajve që teorikisht duhet të punojnë gjatë vitit (12 muaj). Familjet të cilat konsiderohen me intensitet shumë të ulët në punësim përcaktohen në kufirin 20 %. Individët e grupmoshës 18-59 vjeç, të cilët jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët në punësim, në vitin 2020 sipas vlerësimeve përbëjnë 11,6%, kundrejt 12,4% rezultuar në vitin 2019, duke pasqyruar një rënie prej 0,8 pikë përqindje.

Rreziku për të qenë i varfër ose përjashtimi social i referohet individëve që janë në rrezik për të qenë të varfër, ose thellësisht të privuar materialisht, ose që jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët në punësim. Në vitin 2020, ky tregues është vlerësuar 43,4%, kundrejt 46,2% vlerësuar në vitin 2019.

Përfitimet sociale, si pensionet e pleqërisë dhe ato familjare, të përfshirë në të ardhurat familjare të disponueshme, ndikojnë në uljen e rrezikut për të qenë i varfër. Nëse në nivelin e të ardhurave nuk do të përfshiheshin të gjitha llojet e përfitimeve sociale, rreziku për të qenë i varfër në vitin 2020 është vlerësuar  37,9%, kundrejt 24,8% që është vlerësuar nëse do të përfshiheshin në nivelin e të ardhurave përfitimet sociale vetëm nga pensionet e pleqërisë dhe ato familjare.

Rreziku për të qenë i varfër sipas grupmoshave dhe gjinisë është analizuar për tre grupmosha. Trendi në rënie vihet re në të tre grupmoshat, por një rënie më të madhe kanë grupmoshat 0-17 vjeç dhe 18-64 vjeç, ku rreziku për të qenë i varfër në vitin 2020, në krahasim me vitin 2019, është ulur respektivisht me 1,3 dhe 1,2 pikë përqindje. Grupmosha 65 vjeç e lart ka pësuar një ulje me 0,1 pikë përqindje, krahasuar me 2019.

Rreziku për të qenë i varfër sipas statusit të punësimit, për të punësuarit e moshës 18 vjeç e lart, në vitin 2020 ka pësuar rënie me 1,9 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2019. Rreziku për të qenë i varfër tek individët e papunë ka pësuar një rënie prej 1,4 pikë përqindje, ndërsa tek pensionistët ka pësuar një rënie prej 0,1 pikë përqindje.

Përqindja e individëve në rrezik për të qenë të varfër sipas tipit të familjes, në vitin 2020, në familjet pa fëmijë në varësi, vlerësohet të jetë më e ulët, krahasuar me familjet me fëmijë në varësi, përkatësisht 13,0% dhe 26,0 % e individëve. Një vit më parë këto përqindje ishin përkatësisht 14,2% dhe 27,2%.

Ulet pabarazia

Niveli i pabarazisë sipas shpërndarjes së të ardhurave matet nëpërmjet koefiçentit Gini dhe raportit të kuintileve të të ardhurave (S80/S20).

Koefiçenti Gini mat pabarazinë në shpërndarjen e të ardhurave, ku vlera 0 % shpreh barazinë e plotë dhe të gjithë individët kanë të ardhura të njëjta, ndërsa një koeficient Gini i barabartë me 100 % shpreh pabarazinë e plotë ku vetëm një person ka të gjitha të ardhurat. Në vitin 2020, Gini është vlerësuar 33,2 %, duke pësuar rënie me 1,1 pikë përqindje nga viti 2019.

Raporti kuintileve S80/S20, është një indikator i cili mat pabarazinë në të ardhura me anë të raportit të nivelit më të lartë të të ardhurave disponibël të ekuivalentuara (kuintili i fundit) me nivelin më të ulët të të ardhurave disponibël të ekuivalentuara (kuintili i parë). Ai paraqet raportin ndërmjet të ardhurave gjithsej të ekuivalentuara të 20% të popullsisë me të ardhura më të larta dhe të 20 % të popullsisë me të ardhura më të ulëta.

Në vitin 2020 raporti S80/S20 është vlerësuar 5,9 kundrejt raportit 6,4 që u vlerësua në vitin 2019. Për popullsinë 65 vjeç e lart, ky raport në vitin 2020 është vlerësuar me 4,0 kundrejt 4,1 që ishte në vitin 2019. Për personat nën 65 vjeç ky raport u vlerësua 6,2 në vitin 2020, kundrejt raportit 6,8 që ishte në vitin 2019.

Përqindja e individëve në rrezik për të qenë të varfër, në rastet kur kufiri i rrezikut për të qenë i varfër përcaktohet në 50,0% të medianës së të ardhurave të ekuivalentuara për frymë është vlerësuar 14,4% në vitin 2020, krahasuar me 16,2% të vlerësuar në vitin 2019.

Në vitin 2020, të ardhurat mesatare mujore të disponueshme për frymë/të ekuivalentuara janë rritur me 8,3 %, krahasuar me vitin 2019.

Krahasimi me shtetet e tjera

Krahasimi i rrezikut për të qenë i varfër për vitin 2020, ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Rajonit dhe të Bashkimit Evropian tregojnë se: Vlera më e lartë e varfërisë relative shënohet në Bullgari (23,8%), Rumani (23,4%), Turqi (23,0%), ndjekur nga Shqipëria (21,8%). Vlerat më të ulëta të varfërisë regjistrohen në Republikën Çeke (9,5%), Sllovaki (11,4 %), Danimarkë (12,1%) dhe Finlandë (12,2%). Mesatarja e vendeve të Bashkimit Evropian (27 shtete) është 17,1%.

Marrë nga Monitor.al

Tags: instatpabarazipapunesiavarferi
Previous Post

Dështon për herë të dytë tenderi për dhënien me koncesion të aeroportit të Sarandës

Next Post

Reshjet në Gjirokastër, përroi i Sopotit del nga shtrati, bllokohen 80 familje

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Reshjet në Gjirokastër, përroi i Sopotit del nga shtrati, bllokohen 80 familje

Reshjet në Gjirokastër, përroi i Sopotit del nga shtrati, bllokohen 80 familje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • E pazakontë! Gruaja hyn lakuriq në studio dhe gjuan me tullë moderatoren, pamjet për të mos u humbur

    E pazakontë! Gruaja hyn lakuriq në studio dhe gjuan me tullë moderatoren, pamjet për të mos u humbur

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • KQZ tregon si do të bëhet identifikimi elektronik i zgjedhësve (VIDEO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • FOTO\ Modelet më ‘cool’ të thonjve për këtë verë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E rëndë/ Përdhunohet për 9 orë 50-vjeçarja shqiptare në Athinë. Gratë greke në protestë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kush është këngëtari italian që refuzoi të dalë me Monica Bellucci

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.