• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Interesat e kredive në lekë për individët, më të lira se asnjëherë tjetër

07/02/2022
in Ekonomi
0
Interesat e kredive në lekë për individët, më të lira se asnjëherë tjetër

Normat mesatare të kredisë për individë në monedhën vendase shënuan një tjetër rënie vitin e kaluar dhe prekën nivelin më të ulët historik.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se interesi mesatar i kredive të reja në lekë zbriti në 6.34%, nga 6.52% që kishte qenë një vit më parë. Ndikimin kryesor në uljen e normës mesatare të interesit e dhanë kreditë me qëllim blerjen e banesave, që kanë edhe peshën kryesore në volumin e kredisë bankare për individët.

Statistikat tregojnë se interesi mesatar i këtyre kredive në lekë për vitin e kaluar zbriti në 3.43%, nga 3.66% që kishte qenë një vit më parë. Rënia graduale e normave të interesit në lekë dhe ngushtimi i diferencave me euron ka dhënë një ndikim të ndjeshëm në shtimin e huamarrjes së individëve në monedhën vendase gjatë viteve të fundit. Ndërkohë, normat e interesit për overdraftet dhe kreditë konsumatore në terma mesatarë shënuan një rritje të lehtë, por duke qëndruar pranë niveleve më të ulëta historike, që ishin shënuar vitin e kaluar.

Për sa i takon kredive për individë në monedhën euro, normat e interesit vitin e kaluar shënuan një nivel mesatar prej 3.61%, me një rritje shumë të lehtë nga shifra prej 3.59% e vitit të kaluar. Produkti kryesor i kredisë për individë që jeept në euro, kredia për banesa u dha mesatarisht me një normë interesi prej 3.17%, nga 3.12% që kishte qenë për vitin 2020.

Normat e ulëta të interesit i kanë dhënë një shtysë të fortë rritjes së kredisë për individë gjatë viteve të fundit. Kjo vlen sidomos për kredinë me qëllim blerjen e pronave. Kosto e ulët e kredisë ka shtyrë gjithnjë e më shumë familje të zgjedhin të blejnë një pronë të tyren, ndërsa shumë të tjerë po blejnë pasuri të paluajtshme me qëllim investimi, duke parë tendencën në rritje të çmimeve.

Megjithatë, viti 2022 me shumë të ngjarë mund të shënojë pikën e kthesës për sa i takon normave të interesit. Vala inflacioniste që ka përfshirë ekonominë globale në gjysmën e dytë të vitit të kaluar ka filluar të reflektohet edhe në qëndrimin e politikave monetare. Disa prej bankave qendrore kanë nisur rritjen e normave të interesit, ndërsa disa të tjera do ta hedhin këtë hap së shpejti. Këtu përfshihet edhe Banka e Shqipërisë. Pas mbledhjeve të fundit Këshilli Mbikëqyrës i bankës qendrore ka përcjellë orientime të qarta se stimuli monetar do të tërhiqet dhe normat referuese të interesit do të rriten këtë vit.

Në Shqipëri, shtrëngimi monetar pritet të kthehet për herë të parë pas afërsisht 11 vjetësh. Hera e fundit kur Banka e Shqipërisë pati rritur normën bazë të interesit ishte marsi i vitit 2011. Rritja e normës bazë të interesit do të përcillet gradualisht edhe në produktet e tjera të tregut financiar në lekë, përfshi këtu depozitat dhe kreditë për individët. Bazuar në zhvillimet e muajve të fundit dhe paralajmërimet e bankave qendrore, ndoshta viti 2022 do të shënojë një rikthim të një rritje të mirëfilltë të interesave në tregun financiar shqiptar. Ndryshimi i kahut të politikës monetare do ta bëjë gradualisht më të shtrenjtë kredidhënien, por nga ana tjetër do të rrisë përfitimet nga mbajtja e kursimeve në depozita apo investimi i tyre në instrumente financiare të huamarrjess, bonot dhe obligacionet./E.Shehu

Burimi: Banka e Shqipërisë

Marrë nga Monitor.al

Tags: albanewsinteresat e kredivekredi per banesanormat e interesit
Previous Post

‘Bëni kujdes në dashuri!’ Horoskopi i Paolo Fox për datën 7 shkurt 2022

Next Post

Shkarkimi i Ilir Metës, sot seanca e radhës në Gjykatën Kushtetuese

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Shkarkimi i Ilir Metës, sot seanca e radhës në Gjykatën Kushtetuese

Shkarkimi i Ilir Metës, sot seanca e radhës në Gjykatën Kushtetuese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çfarë po i pengon Suedinë dhe Finlandën të hyjnë në NATO?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.