Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri ka publikuar një video me pjesë nga deklaratat e kryeministrit Edi Rama, sa i përket shëndetësisë falas.
Pampuri shprehet se Rama nuk bëri asgjë për shëndetësinë falas, ndërsa shton se kur ka gënjyer për tetë vjet, sikurse po bën edhe tani.
Sipas ish-deputetes “Plani i tij i vetëm ishte dhe është i njëjti – të mbushë xhepat e koncesionarëve klientë me paratë e shqiptarëve. Dështimin e Edi Ramës, mashtrimet e tij elektorale dhe vjedhjen e shqiptarëve, qytetarët po e paguajnë sot shtrenjtë. Deri edhe me jetën e tyre.”
Postimi i plotë:
Në 8 vjet, Edi Rama nuk bëri asgjë për shëndetësinë falas. Ka një arsye për këtë superdështim. Edi Rama gënjeu 8 vjet, po gënjen dhe tani.
Plani i tij i vetëm ishte dhe është i njëjti – të mbushë xhepat e koncesionarëve klientë me paratë e shqiptarëve. Dështimin e Edi Ramës, mashtrimet e tij elektorale dhe vjedhjen e shqiptarëve, qytetarët po e paguajnë sot shtrenjtë. Deri edhe me jetën e tyre.
Dëgjojeni vetë kryeministrin hajdut dhe gënjeshtar!