Dy vëllezër shqiptarë janë aksidentuar dhe kanë humbur jetën. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në Itali, në zonën e Chessa, në Arcile. Mediat italiane shkruajnë se makina ku ndodheshin dy vëllezërit 37 dhe 44 vjeç që ishin nisur për në punë, është përplasur me një tjetër mjet që u ka ardhur përballë.
Për pasojë të dyja makinat kanë dalë jashtë rruge. Autoambulancat dhe dy helikopterë shkuan menjëherë në vendngjarje por dy shqiptarët nuk mundën të mbijetonin. Ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër, një 28-vjeçar gjithashtu shqiptar ka mbetur i plagosur.
37-vjeçari shqiptar kishte dy fëmijë dhe gruaja e tij ishte shtatzënë me një fëmijë të tretë, ndërsa vëllai i madh kishte tre fëmijë. Tashmë pritet që prokuroria të zbardhë shkaqet e aksidentit fatal.