• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Ishte infektuar me Covid-19/ Humb jetën Drejtori i Transportit Rrugor në Gjirokastër, Edi Pesha

25/12/2020
in Aktualitet
0
Ishte infektuar me Covid-19/ Humb jetën Drejtori i Transportit Rrugor në Gjirokastër, Edi Pesha

Ka ndërruar jetë nga koronavirusi Drejtori i Transportit Rrugor në Gjirokastër, Edi Pesha.

Mësohet se i ndjeri ndodhej prej disa ditësh i shtruar në Spitalin Infektiv në Tiranë, ku së fundmi gjendja e tij ishte përkeqësuar.

Me gjithë përpjekjen e mjekëve Pesha e humbi betejën me Covid-19. Pesha ishte emëruar si drejtor i Transportit Rrugor, ose ‘Patentave’ në Gjirokastër në dhjetor të vitit të shkuar.

Më parë ai kishte mbajtur postin e drejtorit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Gjirokastër.

Mesazhi i ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi

Këto janë disa fjalë që nuk do të kisha dashur kurrë t’i shkruaja, por ja që s’kemi dot fuqi mbi ligjet e jetës, as parashikojmë vdekjen e jo më t’i dalim kundër. Sapo mora vesh ndarjen e papritur nga jeta të Edi Peshës, mikut e bashkëpunëtorit tonë të hershëm në Gjirokastër.

Një drejtues i shkëlqyer e aktivist i hershëm në radhët e Partisë Socialiste. Ai nuk ia doli dot ta fitonte betejën me virusin e mallkuar, që nuk kursen jetë njerëzish as sot në këtë ditë të shënuar Krishtlindjesh.

Edi do të na mungojë të gjithëve, do t’i mungojë Gjirokastrës dhe shumë më shumë familjes së tij të mrekullueshme; bashkëshortes Fiqirete e fëmijëve Maria dhe Tomi, për të cilët do të jetë një mbrojtës e këshilltar i pazëvëndësueshem për të gjithë jetën. Bëjeni zemrën gur e i jepni kurajo vetes për të jetuar me kujtimin e tij të bukur.

Zor të gjej më tepër fjalë për të treguar se kush ishte Edi Pesha e çfarë përfaqësonte ai, një njeri fjalëpakë e punëshumë, buzagaz si përherë dhe që kishte ditur t’i bënte vend vetes te kushdo që e njihte. Gjithçka tjetër që mund të them në një ditë si kjo, do të ishte e pamjaftueshme për ta nderuar e vlerësuar si duhet Edi Peshën.

Çdo fjalë sado e qëmtuar që mund të jetë, zor se e lehtëson peshën e kësaj humbje kaq të madhe e të parakohshme. Kam frikë se bie edhe në kurthin e lëvdatave që thuhen zakonisht në kësi rastesh, e që me siguri kjo Edit s’do t’i kishte pëlqyer kurrë. Ndoshta dhe do të na qortonte nëse ai vetë do të kishte mundësi t’i lexonte këro radhë të shkruara nxitimthi teksa s’e besoj dot ende që sot e tutje ai s’do të jetë më mes nesh.

Zoti zgjodhi që ta merrte me vete në një banesë tjetër, në një ditë të shënuar si kjo. Zakoni e do që të themi lamtumirë mik i dashur. Shpirti yt u prehtë në paqe!

Mesazhi i ish-deputetit të LSI Vangjel Tavo

I trishtuar nga lajmi për ndarjen nga jeta të mikut tim, Edi Pesha, njeriut babaxhan dhe të nderuar, shokut të mirë dhe me vlera të spikatura njerëzore.  Ngushëllimet e mia për familjen, miqtë dhe të afërmit. U prehtë në paqe! VT.

Tags: albanewscovid19gjirokasternderron jete drejtori i transportit rrugor
Previous Post

I zunë pritë tre persona të maskuar, zbardhen detajet, si e mori plumbin në këmbë 51-vjeçari në Dibër

Next Post

Kompania “Kastrati” blen zyrtarisht aeroportin e Rinasit

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
Kompania “Kastrati” blen zyrtarisht aeroportin e Rinasit

Kompania “Kastrati” blen zyrtarisht aeroportin e Rinasit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Rihana tregon arsyen e veshjeve ekstravagante në shtatzëni

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagosja e biznesmenit Sino Llanaj/ Arrestohen 5 persona, pranga edhe ortakut Allmuça

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Vjehrri i vrau ish-burrin, çfarë ndodhi me ish- miss Kosovën pas ndarjes me Albert Krasniqin (FOTO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.