Qeveria greke, vendosi këtë të shtunë, një orar kufizues të lëvizjes dhe disa kufizime të tjera në ishullin më të famshëm të pushimeve, Mykonos. Kjo për shkak të një rritjeje shqetësuese të infeksioneve lokale nga COVID-19, thanë zyrtarët.
Masat përfshijnë një shtetrrethim nga 01:00 deri në 6:00 dhe ndalimi i muzikës në bare dhe klube për 24 orë. Këto masa do të jenë në funksion deri në 26 korrik.
Një nga destinacionet kryesore turstike të Greqisë, Mykonos, i cili tërheq qindra mijëra vizitorë çdo vit, në plazhet e saj piktoreske dhe në jetën e gjallëruar të natës.