Personat që kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në Itali, gjatë 24 orëve të fundit regjistrohen 14.844. Mediat italiane shkruajnë se numri i viktimave është ende shumë i lartë, 846, duke e çuar numrin në 65,857.
Dje numri i të infektuarve ishte 12,030, ndërsa viktimat 491. Kjo u deklarua nga Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetësisë, Gianni Rezza, në një deklaratë për shtyp teksa bëri të ditur përditësimin e plotë të situatës epidemiologjike për 24 orët e fundit.
“Shifra e Venetos del në pah, e cila është mbi 3 mijë infeksione me një normë pozitive prej 18%”- shtoi Rezza – “ndërsa Lombardia po zvogëlohet dhe ka një përmirësim të qartë në Campania krahasuar me një muaj më parë. Kjo tregon se masat kufizuese: rajonet që kishin raste më të larta dhe që u janë nënshtruar masave më kufizuese tani janë më mirë se të tjerët”.