• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Italia ka probleme që paratë, nuk mund t’i zgjidhin dot

21/01/2021
in Botë
0
Italia ka probleme që paratë, nuk mund t’i zgjidhin dot

Itali- Prej një viti e gjysmë,liderët e Bashkimit Evropian duhet të kenë shpresuar se problemet politike të Italisë ishin vetëm një kujtim i largët. Por përplasjet e vazhdueshme të ditëve të fundit midis kryeministrit Giuseppe Conte dhe ish-kryeministrit Matteo Renzi, tregojnë se mungesa e një qeverie të qëndrueshme dhe efektive në Romë, mbetet një nga sfidat më të mëdha të Evropës.

Conte arriti t’i mbijetojë një mocioni të besimit ndaj qeverisë së tij në Senat mbrëmjen e së martës, pak ditë pasi Renzi vendosi të tërheqë ministrat e tij nga kabineti. Kreu i qeverisë  siguroi shumicën e votave me mbështetjen e 156 senatorëve, nga totali prej 161 votash, ndërsa 140 votuan për rrëzimin e tij.

Sipas kushtetutës italiane, kryeministri Conte –që të hënën ka siguroi një shumicë të ngushte në dhomën e ulët të parlamentit – mund të qëndrojë në detyrë. Megjithatë,tani ai përballet me perspektivën e të qenit një“rosë e çalë”, teksa po përpiqet të krijojë një koalicion të ri qeverisës, që do ta ndihmojë të miratojë axhendën e tij në mesin e vështirësitë të përditshme të jetës parlamentare.

BE duhet t`a shikojë me ankth këtë spektakël të trishtë. Italia ka qenë vitet e fundit hallka me e dobët e eurozonës, teksa është përballur me një kombinim toksik të rritjes së ngadaltë dhe politikave populiste.

Pjesa tjetër e Evropës ka zgjedhur të hedhë sa më shumë para për zgjedhjen e këtij problemi. Italia është përfituesja kryesore e fondit prej 750miliardë-eurosh të miratuar nga Bashkimti Evropian, për rimëkëmbjen e vendeve të unionit nga kriza që ka shkaktuar pandemia.

Banka Qëndrore Evropiane ndryshoi rregullat e saj për blerjen e aseteve, në mënyrë që të mbështesë me bono qeverinë italiane kur të jetë e nevojshme. Për pasojë, obligacionet qeveritare të Italisë tani janë afër niveleve rekord. Investitorët presin që BQE dhe vendet e tjera të vazhdojnë t’i qëndrojnë pranë Romës.

Por mungesa e vazhdueshme e efikasiteti të qeverive italiane të njëpasnjëshme, tregon edhe limitet e kësaj strategjie. Pasi u ankua në lidhje me mungesën e solidaritetit nga ana e BE-së, Conte është përpjekur të vërë në zbatim një plan koherent mbi shpenzimin e granteve dhe kredive- me një vlerë prej më shumë se 209 miliardë euro – që Italia do të marrë nga unioni.

Qeveria nuk i ka kushtuar shumë vëmendje idesë së reformimit të sistemit administrativ shpesh “bizantin”që ka vendit, dhe që vazhdon të pengojë investimet në infrastrukturës dhe të mbysë shpirtin e sipërmarrjes së lirë. Dhe ndërsa Renzi po tenton të zëvendësojë qeverinë ekzistuese me një kabinet alternativ më dinamik, tani për tani atij duket se i mungon fuqia politike dhe popullariteti për të rrëzuar Conte-n.

Në këto kushte, fondet e Bankës Qendrore Evropiane dhe BE-së po ndihmojnë të qëndrojnë në pushtet lojtarët politikë ekzistues. Megjithatë, kjo mbështetje mund të përfundojë nëse kjo qeveri, njësoj si qeveritë e tjera të njëpasnjëshme të së shkuarës, do të dështojë të veprojë për të ndryshuar normat e ulëta të produktivitetit, në mënyrë që t`a sjellë rritjen ekonomike të Italisë afër mesatares evropiane.

BQE dhe pjesa tjetër e BE-së, nuk i morën këto masa posaçërisht për të ndihmuar Italinë. BQE është duke u përpjekur të arrijë objektivin e saj mbi një inflacion të ulët, por të afërt me “2 për qind”, që deri tani ka rezultuar i vështirë.

Komisioni Evropian,është duke i zgjeruar aftësitë e tij për të rritur borxhin duke operuar në tregjet financiare, të cilat një ditë mund të dëshmohen si shumë të dobishme në menaxhimin e një buxheti të madh të përbashkët të bllokut. Pa këto masa, Bashkimi Evropian- dhe eurozona në veçanti – do të jenë veçanërisht të pambrojtura ndaj deflacionit, paqëndrueshmërisë financiare,sidomos Italia.

Sërish, rasti italian tregon se këto instrumente mund të mos jenë të mjaftueshme për të siguruar konvergjencën e mjaftueshme ekonomike midis shteteve anëtare. Në fakt, ato mund të krijojnë stimuj, për shkak të të cilave klasat politike mund të shmangin përballjet me problemet e vjetra me të cilat përballen vendet e tyre, duke humbur kohë në një cikël krizash politike dhe qeverish joefektive.

Lufta mes Contes dhe Renzit, do të vazhdojë edhe gjatë javëve të ardhshme. Conte do të synojë të përçajë partinë e Renzit Italia Viva, në mënyrë që të formojnë një forcë të re që mund të mbështesë koalicionin e tij të demokratëve dhe të Lëvizjes Pesë Yjet.

Renzi do të kërkojë të bindë ish- aleatët se kjo është koha e duhur për një riorganizim, për një tjetër axhendë, dhe ndoshta për një kryeministër të ri. Ndërkohë, opozita e krahut të djathtë po kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare, në kushtet kur shumica qeverisëse është tepër e dobët.

Se çfarëdo të ndodhë më pas, ka të ngjarë që të rezultojë e paqartë. Ndërsa një proces i ri zgjedhor mbetet si mundësia e fundit, është shumë e vështirë të jesh optimist në lidhje me të ardhmen e afërt të vendit. Pjesa tjetër e Evropës,ka të ngjarë të vazhdojë të shohë e hutuar dhe e dëshpëruar situatën në Itali. 

Tags: italikryeminsitri italianlideret e be
Previous Post

Çfarë i shkroi Trump? Joe Biden: Letra ishte bujare, nuk do të flas derisa…

Next Post

Greqia zgjerohet zyrtarisht 12 milje në Jon, Turqia paralajmëron: Mos guxoni!

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Rindizet tensioni mes Turqisë dhe Greqisë pas aleancës me Emiratet e Bashkuara, Ankaraja jep alarmin

Greqia zgjerohet zyrtarisht 12 milje në Jon, Turqia paralajmëron: Mos guxoni!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • “REUTERS” NXJERR ÇMIMIN, JA PËR SA DOLLARË DO TA BLEJË BE NJË DOZË VAKSINE KUNDËR COVID-19

    COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.