• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Italia në krizë politike/ Më 20 korrik Draghi para deputetëve, presidenti s’i pranoi dorëheqjen!

15/07/2022
in Rajon
0
Italia në krizë politike/ Më 20 korrik Draghi para deputetëve, presidenti s’i pranoi dorëheqjen!

Pas refuzimit të dorëheqjes nga ana e presidentit Sergio Matarella, kryeministri i dorëhequr i Italisë Mario Draghi do t’i drejtohet edhe një herë dhomave të Parlamentit dhe Senatit në 20 korrik për të kërkuar votëbesimin. Draghi dha dorëheqjen pasi përfaqësuesit e Lëvizjes 5 yjet, pjesë e koalicionit qeverisës, nuk ishin të pranishëm gjatë votimit të dekretit të ndihmave, duke deklaruar se nuk mund të votojnë një paketë që rrit kostot e energjisë. Tashmë Draghi ka vetëm 5 ditë kohë për të bindur dhomën e senatit se kushtet mbi të cilat u ngrit qeveria e tij, funksionojnë ende.  

Vendimi i Draghit për t’u dorëhequr erdhi edhe pse paketa për të ndihmuar italianët që përballen me çmimet e larta të energjisë mori 172 vota pro dhe 39 kundër, por munguan votat e Lëvizjes 5 Yjet. Mediat në Itali raportojnë se qarkullon ideja e tërheqjes nga qeveria të ministrave të Lëvizjes 5 yjet, para se Draghi t’i drejtohet edhe një herë ligjvënësve të mërkurën. Draghi ka theksuar se pa lëvizjen “Pesë Yjet” nuk mund të krijohet qeveria.

Ndërkohë ish kryeministri Giuseppe Conte, lider i Lëvizjes 5 yjet, tha se askush nuk mund të marrë votat tona nëse nuk marrim përgjigje të vërteta, strukturore dhe të rëndësishme. “Ne nuk kërkojmë vende, emërime, asgjë, por padyshim kërkojmë të respektojmë një program të përcaktuar në fillim: tranzicionin ekologjik dhe emergjencën e çështjeve sociale që tani kanë shpërthyer”, tha Conte pas bojkotit të votimit. Është në kompetencat e Presidentit Sergio Mattarella që ta pranojë apo ta refuzojë dorëheqjen e kryeministrit. Por nëse kriza e qeverisjes nuk mund të zgjidhet shpejt, Mattarella mundet të shpërndajë parlamentin, duke krijuar kushtet për zgjedhje të parakohshme.

Kriza politike në Itali shpërthen në një kohë kur vendi është zhytur në një gjendje emergjence për shkak të thatësirës dhe mungesës së energjisë si dhe vendimeve të rëndësishme që duhen marrë për fondet financiare të BE. Komisioneri për Ekonominë në Bashkimin Evropian, Paolo Gentiloni, një ish-kryeministër italian, tha se Brukseli po i ndjek me habi dhe shqetësim zhvillimet politike ne Romë, në një kohë të trazuar për Evropën që kërkon një nivel të lartë kohezioni dhe udhëheqje të fortë”.

Tags: dorehiqet draghiitaliKrize politike
Previous Post

Vijon zjarri në Malin e Çikës, avionët nga Selaniku të pamundur të ndërhyjnë sërish! Pritet të vijnë dy më të vegjël

Next Post

Teleskopi i NASA ‘mahnit’ me foton e Universit, imazhet tregojnë se ku lindin yjet

Related Posts

Mediat serbe: Vuçiç thërret këshillin e sigurisë pas vendimit të Kosovës për targat

Dialogu, Kuvendi i Serbisë diskuton sot për Kosovën

02/02/2023
Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

31/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

Kosovë/ Mbahet sot takimi për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

31/01/2023
Erdogan i vendos veton Suedisë: Nuk ka mbështetje për anëtarësim në NATO!

Erdogan i vendos veton Suedisë: Nuk ka mbështetje për anëtarësim në NATO!

28/01/2023
Vjosa Osmani

Osmani për ‘Corriere Della Sera’: Beogradi po përpiqet të na destabilizoje

25/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën

19/01/2023
Next Post
Teleskopi i NASA ‘mahnit’ me foton e Universit, imazhet tregojnë se ku lindin yjet

Teleskopi i NASA ‘mahnit’ me foton e Universit, imazhet tregojnë se ku lindin yjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • “REUTERS” NXJERR ÇMIMIN, JA PËR SA DOLLARË DO TA BLEJË BE NJË DOZË VAKSINE KUNDËR COVID-19

    COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.