Portugalia, Spanja, Greqia dhe Italia kanë hapur kufijtë e tyre dhe kanë filluar të mirëpresin turistët e ndryshëm nga vendet e tjera të Bashkimit Europian. Të katërta vendet kanë vendosur të mirëpresin të gjithë turistët Britanikë që janë vaksinuar ose që janë në gjendje të tregojnë një test negativ të koronavirusit.
Për sa i takon turistëve të tjerë nga vendet e bllokut të Bashkimit Europian Greqia dhe Portugalia kanë vendosur të pranojnë turistë nga të gjitha vendet e bllokut. Ndërsa Spanja dhe Italia vetëm nga disa prej tyre duke i detyruar vendet e tjera të kalojnë të paktën 5 ditë në karantinë pasi të arrijnë në vend.
Ekonomitë e katër vendeve të Europës jugore janë goditur rëndë nga pandemia e COVID-19, sidomos në sektorin turistik i cili u dogit rëndë nga mbyllja e kufijve në vitin 2020. Shtetet mesdhetare shpresojnë që do të jenë në gjendje të riaktivizojnë ekonomitë e tyre dhe të përmirësojnë situatën kritike të papunësisë në vend.