Një i ri shqiptar u arrestua mbrëmjen e djeshme në Brescia të Italisë pasi iu gjet 100 gramë kokainë.
Ka qenë një efektiv i karabinierëve i cili e ka pikasur të riun jashtë banesës së tij duke u sjellë çuditshëm. Sipas mediave italiane, efektivi i policisë nuk ishte në turn, dhe dalloi shqiptarin teksa qëndronte poshtë banesës së tij. Kur shqiptari u ngjit në banesë, efektivi lajmëroi përforëcimet.
Kur mbërriti policia, efektivët krye një kontroll fizik ku i gjetën një qese me 100 gramë kokainë. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, iu gjet dhe një pistoletë pa leje. Karabinierët arrestuan shqiptarin i cili më pas u dërgua në burgun “Nerio Fischione” në Brescia.