Psikologia e Caroline Crouch e cila u vra nga burri i saj në banesën e tyre ka zbuluar detaje të reja në lidhje me krimin e rëndë që tronditi Greqinë rreth dy muaj më parë.
Eleni Mylonopoulou tha se Caroline i kishte thënë se donte të divorcohej.
Ajo tregoi se Caroline dhe Babis kishin ndjekur 20 seanca këshillimi me të duke treguar se çfarë i kishte thënë ajo në takimin e tyre të parë.
Sidoqoftë, kur ai u largua nga zyra dhe takimi vazhdoi pa praninë e tij, vajza i tha asaj se donte të divorcohej dhe kërkoi ndihmë, duke deklaruar se ndihej e bllokuar nga 32-vjeçari.