• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

JORIDA TABAKU PUBLIKON DOKUMENTIN: VELIAJ KËRKON 36 MLN EURO TË TAKSAVE TË SHQIPTARËVE PËR PROJEKTIN E TEATRIT KOMBËTAR

12/11/2020
in Aktualitet, Ekonomi, Politikë
0
JORIDA TABAKU PUBLIKON DOKUMENTIN: VELIAJ KËRKON 36 MLN EURO TË TAKSAVE TË SHQIPTARËVE PËR PROJEKTIN E TEATRIT KOMBËTAR

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka hedhur sërish akuza ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, pasi sipas saj ai po kërkon 36 milion euro të taksave të shqiptarëve për projektin e Teatrit me Kulla.

“Janë para nga taksat e shqiptarëve që nuk do të përdoren për pandeminë, nuk do të përdoren për të ndihmuar të sëmurët nga COVID-19 por kërkohen nga Veliaj për të ushqyer babëzinë e tij për para dhe pushtet”, shkruan Tabaku në një postim në facebook.

Në përfundim të reagimit të saj, Tabaku shprehet se Teatri Kombëtar do të ndërtohet ku ishte dhe siç ishte, ndërsa 25 Prilli, sipas saj, është një mundësi për ti rikthyer dinjitetin qytetarëve dhe qytetit.

Postimi i plotë:

Buxheti i shtetit ka 8 vite që përdoret për favore të një grupi të vogël njerëzish. Ka vite që taksat e shqiptarëve vidhen apo përdoren si mjet për të ndihmuar oligarkët dhe për t’iu bërë barrë bizneseve te tjera. Me pak fjalë buxheti ka vite që është kthyer në një tepsi qokash karshi oligarkëve, tendera për to, koncesione për to, PPP për to. A e kanë mbyllur me kaq?!

Kur mendon se ke parë gjithçka bëhu gati të shohësh dhe më shume. Fotokopja pa ngjyrë e Ramës, Erion Veliaj, ka dërguar një shkresë në kuvendin e Shqipërisë duke kërkuar që 36 mln eurot e taksave të shqiptarëve të përdorën për projektin e Teatrit me Kulla që do të ndërtojë aty ku ndodhej dikur Teatri Kombëtar.

Pikërisht atë godinë që Veliaj e shembi me dakordësinë e Edi Ramës mu në mes të pandemisë. Duke ushtruar dhunë të pashembullt dhe duke dëftuar fytyrën e vërtetë të manipulatorit dhe gënjeshtarit që betonon Tiranën për interesa klienteliste. Pasi e shembi godinën në kundërshtim me çdo këshillë të ofruar nga ndërkombëtarët dhe nga shoqëria civile, Veliaj i kërkoi qeverisë që të merrte një kredi me vlerë 30 mln euro.

Mirëpo qeveria duket se nuk mundi të merrte një kredi të tillë pasi asnjë investitor serioz nuk mund të sponsorizojë aferat korruptive dhe kriminale të dyshes Rama-Veliaj. Mësohet se Veliaj i ka dërguar një shkresë parlamentit që ky i fundit të marrë 36 mln euro nga taksat e shqitparëve për të ndërtuar me to jo një godinë të Teatrit të Ri por për të jetësuar projektin e shkatërrimit të mëtejshëm të Tiranës.

Njeriu që prishi në kundërshti me çdo ligj godinën e Teatrit në mes të pandemisë, njeriu që ushtroi dhunë të egër karshi protestuesve paqësorë që u kapën sikur të ishin kriminelë.

Njeriu që fshihet pas buzëqeshjes vrasëse, manipulatori që gënjen përditë vetëm e vetëm për tu pasuruar ai dhe shefi i tij i ka kërkuar parlamentit në mënyrë anti-kushtetuese 36 mln euro. Janë para nga taksat e shqiptarëve që nuk do të përdoren për pandeminë, nuk do të përdoren për të ndihmuar të sëmurët nga COVID-19 por kërkohen nga Veliaj për të ushqyer babëzinë e tij për para dhe pushtet.

Ajo babëzi ishte dhe është shkaku që Rama dhe Veliaj kanë shkatërruar dhe po shkatërrojnë Tiranën. Shkaku për të cilin po vrasin përditë shpresat e shqiptarëve duke i lënë ato të përballen të vetëm me pandeminë. Për to taksat e shqiptarëve janë thjesht një mënyrë për të financuar projekte që pasurojnë ato dhe tarafin e tyre.

Teatri Kombëtar do të ndërtohet aty ku ishte dhe siç ishte! 25 Prilli 2021 është një mundësi për ti rikthyer dinjitetin qytetarëve dhe qytetit. Mbi të gjitha është mënyra e vetme për të vendosur përpara drejtësisë arkitektët e grabitjes së pronës publike, dhunuesit e shqiptarëve dhe shkelësit e ligjeve për interesa oligarkësh.

Tags: albanewserion veliajjorida tabakuteatri kombetar
Previous Post

RAMA PREMTON: DO TA FITOJMË BETEJËN ME ARMIKUN E PADUKSHËM!

Next Post

LAJMI I FUNDIT/ NJE PERSON I VË FLAKËN VETES PRANË MINISTRISË SË JASHTME

Related Posts

“Momenti më i vështirë i jetës”, deputeti Sinaj përlotet në studio

Vitet ’90 dhe kthimi nga emigracioni, deputeti Vullnet Sinaj tregon si nisi Big Market

21/01/2021
“Politika më ka ngacmuar që i vogël!” Deputeti Sinaj: Premtimi që i bëra vetes

“Politika më ka ngacmuar që i vogël!” Deputeti Sinaj: Premtimi që i bëra vetes

21/01/2021
20 vite në biznes, deputeti Sinaj: Ortakët janë çelësi i suksesit

20 vite në biznes, deputeti Sinaj: Ortakët janë çelësi i suksesit

21/01/2021
“Momenti më i vështirë i jetës”, deputeti Sinaj përlotet në studio

“Momenti më i vështirë i jetës”, deputeti Sinaj përlotet në studio

21/01/2021
Deputeti Vullnet Sinaj rrëfen rrugëtimin si ushtarak: Më ka ndikuar gjithë jetën

Deputeti Vullnet Sinaj rrëfen rrugëtimin si ushtarak: Më ka ndikuar gjithë jetën

21/01/2021
Në Lezhë dhe në Vlorë, Vetëvendosja zyrtarizon 2 kandidatët në Shqipëri për zgjedhjet e 25 prillit

Në Lezhë dhe në Vlorë, Vetëvendosja zyrtarizon 2 kandidatët në Shqipëri për zgjedhjet e 25 prillit

21/01/2021
Next Post
LAJMI I FUNDIT/ NJE PERSON I VË FLAKËN VETES PRANË MINISTRISË SË JASHTME

LAJMI I FUNDIT/ NJE PERSON I VË FLAKËN VETES PRANË MINISTRISË SË JASHTME

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Vrasja e Klodian Rashës/ Gjykata merr sot vendimin për efektivin e “Shqiponjave”,

    Në gjendje të rëndë psikologjike, polici dëshmon në Gjykatë: Kam vrarë një njeri, merrni çfarë mase të doni… kjo që më ndodhi mua të mos i ndodhë askujt

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Shtrëngohet ora policore, Shqipëria mbyllet në orën 20:00

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Dhimbje dhe lot, përcillet për në banesën e fundit Klodian Rasha

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Publikohen pamjet nga momenti i vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ky është Klodian Rasha, 25-vjeçari që u qëllua për vdekje nga polici në mesnatë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji

Lajmet e fundit:

Rindizet tensioni mes Turqisë dhe Greqisë pas aleancës me Emiratet e Bashkuara, Ankaraja jep alarmin

Greqia zgjerohet zyrtarisht 12 milje në Jon, Turqia paralajmëron: Mos guxoni!

21/01/2021
Italia ka probleme që paratë, nuk mund t’i zgjidhin dot

Italia ka probleme që paratë, nuk mund t’i zgjidhin dot

21/01/2021
Trump dhe Biden

Çfarë i shkroi Trump? Joe Biden: Letra ishte bujare, nuk do të flas derisa…

21/01/2021
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.