Një 39-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi ka kanosur me hanxhar vëllanë e tij. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen “24 Maji”, në ambientet e banesës, ku shtetasi Gazmend Merkaj kishte ushtruar dhunë fizike dhe po kanoste me mjet prerës vëllanë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës dhe ngjarjen e mundshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”.