Rreth 2.6 ton amrijuanë janë kapur në Podgoricë të Malit të Zi në një kamion i cili kishte kaluar përmes Shqipërisë.
Policia ka arrestuar Elvis Calik, 40-vjeç që transportonte lëndën narkotike e cila ishte bashkë me me një ngarkesë fruta perimesh.Sipas të dhënave nga policia, ngarkesa dyshohet të ketë pasur destinacion Gjermaninë.
Ajo kishte hyrë në Shqipëri nga Kapshtica e më pas kishte kaluar në Mal të Zi përmes Hanit të Hotit. Policia dhe prokuroria shqiptare kanë nisur hetimet nëse kamioni ka kaluar në skanerin doganor.