• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

KAPJA E MBI 2 TON KANABIS NË KAMIONIN ME TARGA SHQIPTARE/REAGON ENKELEJD ALIBEAJ

04/11/2020
in Aktualitet
0
KAPJA E MBI 2 TON KANABIS NË KAMIONIN ME TARGA SHQIPTARE/REAGON ENKELEJD ALIBEAJ

Kapja e një sasi mbi dy ton lëndë narkotike në Malin e Zi në një kamion me targa të Shqipërisë një ditë më parë, për ish-deputetin demokrat, Enkelejd Alibeaj, tregon bashkëpunimin e qeverisë me krimin.

Sipas tij, kamioni kaloi nga Kapashtica deri në Hanin e Hotit pa u kontrolluar, duke shtuar se kjo rikthen në kujtesë “vitet e errëta vitet e errëta 2014-2017 të qeverisë Rama kur vendi u shndërrua në plantacion gjigand droge”.

Ai shton se drejtuesit e policisë këtë periudhë nuk luftojnë krimin dhe drogën, por po përgatiten për mësymjen në zgjedhje!

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ

Media raportoi se dje, në Podgoricë, është kapur një sasi prej 2.6 ton lëndë narkotike.

Kamioni së bashku me lëndën masive të drogës ka kaluar në gjithë territorin shqiptar, prej Kapshticës e deri në Han të Hotit. Pa u shqetësuar e pa i hyrë gjemb në këmbë.

2.6 ton lëndë narkotike janë kapur përtej kufirit shqiptar, në Mal të Zi.

Kjo ngjarje risjell edhe një herë në kujtesën e shqiptarëve vitet e errëta 2014-2017 të qeverisë Rama kur vendi u shndërrua në plantacion gjigand droge e kur sasi të tilla masive përshkonin territorin shqiptar, vite kur policia shqiptare ishte bashkëpunëtore dhe mbështetja e këtij trafiku ishte deri në rangje qeveritare.

Kjo ngjarje, e cila mbahet e fshehur nga qeveria, apo duke e kaluar me një njoftim të thatë, është provë e qartë, se qeveria e Ramës, vetëm “qimen e bardhë ka ndërruar, por zakonin nuk e ka harruar”.

E njëjta papërgjeshmëri politike, i njëjti skenar bashkëpunimi me krimin, i njëjti skenar justifikues i policisë, sipas së cilës për drogën e kapur jashtë kufijve, që ishte gjeneruar apo kaluar nëpërmjet territorit shqiptar, kjo e fundit kishte kontribuar duke bashkëpunuar!

E në fakt ka edhe një rastësi tjetër: sasi të tilla çuditërisht si në atë kohë edhe tani, zbulohen para periudhave zgjedhore.

Provë është fakti se lëvizjet e drejtueseve të policisë në këto ditë, nuk synojnë luftën ndaj krimit e drogës, e trafikut, por thjesht përgatitjen për mësymjen në zgjedhje!

Kjo ngjarje, tregon në rastin më të mirë, se Policia e Shtetit është tërësisht e shpartalluar dhe se nuk ka kurrfarë kontrolli mbi territorin dhe mbi fenomenin kriminal të drogës që është plaga me e madhe që e ka bërë Shqipërinë të lëngojë nën qeverisjen Rama.

Në rastin më të keq, atë që ka më shumë gjasë, tregon se policia është bashkëpunëtore me krimin.

Rrugët, portet dhe dyert e kufijve të Shqipërisë janë të shkallmuara që droga të trafikohet në sasira kolosale.

Në fakt është edhe njëra edhe tjetra. Policia e shtetit e rënë në duart e njerëzve që dallohen për bashkëpunimin me krimin dhe trafiqet, nga njëra anë e kanë shpartalluar me qellim atë, e nga ana tjetër, pasi e kanë paralizuar praktikisht, krerët e saj janë aksionerët kryesorë në trafikun e drogës.

Ja pse qeveria e Ramës sot është tërësisht e refuzuar dhe pa asnjë besueshmëri për agjensitë lgjzbatuese partnere.

Edhe sikur të marrim për të vërtetë versionin e Policisë së Shtetit në deklaratën e saj për shtyp, kur pohon se kamioni me ngarkesën e drogs ka hyrë nga Greqia e ka dalë në Mal të Zi, dhe se policia shqiptare nuk ka patur asnjë sinjalizim.

Në fakt, midis Greqisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi, fatkeqësisht vendi i cili dallohet  në këtë 8 vitet e fundit, në gjithë raportet ndërkombëtare si gjenerues i kanabisit, vend kultivues i tij, është Shqipëria.

Kjo është e vërteta e hidhur që Rama, i ka bërë vendit tonë, pasojat e së cilit janë duke i vuajtur shqiptarët.

Kjo është një ndër arsyet se përse vendet e BE-së, qartësisht e vënë gishtin në plagë, teksa detyrohen të mos hapin dyert e integrimit.

Krimi dhe trafiqet janë një nga produket e vetme “Made in Albania” të përcjella në Europë. Krime, trafiqe, pasiguri dhe strehë e ngrohtë për kriminelët është shndërruar ky vend nga Edi Rama.

Ndaj, zgjidhja e vetme për shqiptarët dhe të ardhmen e Shqipërisë, është të reagojmë të gjithë së bashku me vote në 25 prill, për të larguar këtë regjim të krimit si e zeza më e madhe për ne, e që përditë e më shumë po shndërrohet si i tillë edhe për Europën.

Në 25 prill, të izolojmë bandën në qeveri për të mos pranuar izolimin e vendit nga bota.

Në 25 prill, të çlirohemi nga droga e nga bandat për një të ardhme europiane për vendin.

Në 25 prill, të çlirojmë vendin nga krimi e t’i hapim rrugën sundimit të ligjit dhe prosperitetit.

Tags: albanewsenkelejd alibeajkapen 2 ton kanabispd
Previous Post

GJITHCKA NDODHI SOT NE SHTËPINË E JAKUP KRASNIQIT DERI NË MOMENTIN E ARRESTIMIT TË TIJ

Next Post

GJYKATA E DURRËSIT PEZULLON PUNËN,DISA GJYQTARË DHE PUNONJËS ME COVID-19. JA KUSH PËRJASHTOHET NGA VENDIMI

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
GJYKATA E DURRËSIT PEZULLON PUNËN,DISA GJYQTARË DHE PUNONJËS ME COVID-19. JA KUSH PËRJASHTOHET NGA VENDIMI

GJYKATA E DURRËSIT PEZULLON PUNËN,DISA GJYQTARË DHE PUNONJËS ME COVID-19. JA KUSH PËRJASHTOHET NGA VENDIMI

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Covid-19 në vend/ 8 viktima dhe 344 të infektuar brenda 24 orëve, 399 pacientë janë të shtruar në spitale

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U fut mes flakëve të shpëtonte punëtorët, roja dyshohet se humbi jetën brenda magazinës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.