Mjeku pneumolog Behar Çekorja foli për situatën e koronavirusit në Itali. Në një lidhje me Skype nga Siena për ABC News pneumologu u shpreh se shteti fqinj ende nuk e ka arritur pikun e valës së tretë.
Ndër të tjera, ai shtoi se është vënë re se shqiptarët preken në moshë më të re dhe kanë forma më të rënda të sëmundjes në krahasim me italianët.
“Kemi një numër të lartë shqiptarësh për faktin se dhe zona ka emigrantë shqiptarë, ka shumë raste që kanë shkuar në Shqipëri për të marrë prindërit dhe e kanë ditur që kanë qenë me simptoma që mund të jenë të Covidit dhe kanë sjellë për t’i kuruar këtu, janë infektuar dhe vetë. Në të njëjtën dhomë në dy shtretër ishin babë e bir, kishte shkuar për të marrë të atin në Shqipëri dhe e solli këtu, por të dy ia dolën. Por ajo në kam vënë re se tek ne shqiptarët për të parë a ka diçka tek gjenetika jonë, pse ne prekemi në mosha shumë më të reja dhe kemi forma më të rënda.
E kam konstatuar në krahasim me italianët, shqiptarët që janë shtruar kanë qenë poshtë moshës 40 vjec. Dhe kam patur 10 raste të tilla në dy javët e fundit. Ajo që po bëhet ne po studiojmë diçka tek gjenetika për të parë nëse ka diçka në gene që predispozojnë për të patur forma më të rënda, stili i jetesës ndikon gjithashtu dhe komformacioni jonë si ballkanas na bën për të patur forma më të rënda.”, u shpreh Çekorja.