Dashi
Ju duhet pak kohë vetëm për veten tuaj, të qenit vetëm do t’ju ndihmojë të merrni vendimet më të mira për ju dhe partnerin tuaj. Projektet e ngecura në punë gjatë kësaj periudhe, më mirë prisni me durim.
Demi
Çfarëdo që dëshironi të thoni, thuajeni vetëm pasdite, mëngjesi është paksa i vrazhdë për ju. Më mirë të sqaroni pozicionet tuaja në punë në funksion të një fundjave të qetë.
Binjakët
Sa më shumë afrohet Marsi, aq më shumë dashuria do të fillojë të jetë protagoniste e jetës suaj. Së shpejti do të ketë një periudhë bilancesh të forta në punë.
Gaforrja
Pasdite ju pret një rikuperim fizik dhe psikologjik, deri atëherë do bënit mirë të mos e lodhni veten në diskutime të kota. Në punë ka shumë mundësi të mira për të realizuar projektet.
Luani
Keni nevojë për pak vëmendje ndaj vetes, duhet të vlerësoni me kujdes emocionet që ju nevojiten. Për punë, ia vlen të planifikoni një pushim.
Virgjëresha
Pasdite triumfuese, me Hënën që hyn plotësisht në shenjën tuaj të zodiakut. Në punë, planetët e rreshtuar ju buzëqeshin, takime të frytshme dhe pozitive.
Peshorja
Nëse jeni ende të tërhequr nga një person tjetër, pavarësisht historive të tjera, merrni kohë deri në mars. Edhe në punë, zgjidhjet e shkëlqyera vijnë vetëm me pranverën.
Akrepi
Pasdite shumë më e mirë se mëngjesi për ndjenjat. Në punë do të përmirësoni dukshëm situatën, përfitoni për të arritur objektivat sot.
Shigjetari
Parashikohet një pasdite me pak turbulenca, mund të ktheheni për të diskutuar me një person të dashur. Në punë, mos kini frikë të përballeni me sfida të reja.
Bricjapi
Nëse ka diçka që dëshironi të thoni në dashuri, është mirë ta bëni atë brenda 48 orëve të ardhshme. Nëse nuk ju pëlqen mënyra se si punojnë njerëzit ose kolegët e tjerë, më mirë shkurtoni urat e bashkëpunimit.
Ujori
Sot është një ditë rikuperimi për dashurinë dhe lidhjet, nuk përjashtohen kthimet e mëdha. Në punë, filloni të shikoni të ardhmen me energji dhe besim.
Peshqit
Pasdite mund të kthehet pak apatia, ose dëshira për të testuar partnerin. Në punë ka shumë projekte për t’u diskutuar dhe konsideruar me qetësi.