Tiranë- Kryedemokrati Lulzim Basha përmes një video të publikuar në Instastories ka treguar për të disatën herë dështimet e qeverisë Rama.
Sipas tij, Rama i ka dhënë vetëm dështime vendit, duke e lënë në vend numëro.
Në tekstin e videos shkruhet:
Kemi marrë goditje të rënda dhe jemi përballur me sfida të mëdha.
E di që disa prej jush jeni të pakënaqur, që nuk janë përmbushur të gjitha pritshmëritë e këtij mandati të dytë…
As unë s’jam i kënaqur. Jo sot, por asnjëherë. Por të mos harrojmë çfarë kemi hequr…
Ju keni hequr shumë në fakt,
Aq sa keni trefishuar pasuritë
Keni rritur taksat dhe borxhin publik.
Keni shpërdoruar 1.2 miliardë euro të shqiptarëve.
Keni kriminalizuar politikën.
Keni kanabizuar vendin.
Keni kaluar Sirinë për numrin e azilkërkuesve.
Keni lënë Shqipërinë në vendnumëro.
Keni dhënë më shumë se 2 miliardë euro me PPP.
Dhe aty ku po aktron, keni falsifikuar firmën e sekretarit amerikan të shtetit, për të fituar 20 milionë euro për 1 kilometër rrugë.
Jo, nuk do të harrojmë.