SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuccicc është kërcënuar me jetë. Mediat vendase shkruajnë se pjesëtarët e Agjencisë serbe të Informacionit dhe Sigurisë (BIA), në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Teknologjisë së Lartë dhe Ministrinë e Brendshme të Serbisë, kanë vënë në pranga një 30 vjeccar me inicialet M.P., nga Paraccini, i cili akuzohet se ka kërcënuar Presidentin Vuccicc.
Personi në fjalë i shkruante vazhdimisht Presidentit përmes Facebook, duke i thënë se e kishte në shënjestër dhe se do ta eliminonte me snajper.
Në orët e fundit para arrestimit, i riu kishte publikuar një foto ku shihej Presidenti Vuçic nën shoqërinë e presidentit malazez Milo Gjukanoviç dhe anëtarit të presidencës së BeH Milorad Dodik.
“Këta të dy u larguan, ndërsa ty Aleksandar Vuçiç do të eliminojë snajperi. E di edhe vetë, ajo pikë e kuqe e cila po të përcjellë në dhomën e fjetjes kur e ndal dritën. Vuçiç të shikoj, e ti nuk e di se ku jam. Ti mua nuk më sheh, por unë të shoh nëpërmes të nishanit optik,”- shkruante personi në fjalë në status.
Novosti shkruan se mesazhet kërcënuese në këtë profil nuk ndaleshin me aq.
“Vdekja për Vuçiqin, liria për njerëzit! Vritni diktatorin, therni familjen e tij, fshini farat, hidhni nga ballkoni dhe vëni zjarrin me gaz … Vdekja e Vuçiqit me breshëri!!!”- shkruante ai në të tjera statuse.
“Sidoqoftë, jam vetëm duke pritur një goditje të pastër në turmë, unë do të mësoj që vrasja juaj është gati,”- shkruhet në një tjetër shënim.
Por përveç Vuçic, ai ka kërcënuar edhe ministrin Aleksandar Vulin.
“Ahahaha, personazhi në ballë thotë ‘Gabim 404 brown not fund’,”- shkruan ai krah fotos së Vulin, duke nënkuptuar se edhe ministrin e kishte vënë në shënjestër.
Tashmë, personi që mendohet se fshihet pas këtyre mesazheve është vënë në pranga. Ai pritet të merret në pyejte për të zbardhur me tepër detaje.