Këshilli Evropian njoftoi sot se do t’i japë Ukrainës një miliardë euro shtesë “si një çështje urgjente”.
“Vazhdimi i ndihmës materiale dhe financiare nuk është një opsion, por detyra jonë. Prandaj, jam shumë i kënaqur që kemi ndjekur me shpejtësi vendimin për të ofruar 1 miliardë euro ndihmë makro-financiare. Kjo do t’i japë Ukrainës fondet e nevojshme për të mbuluar nevojat urgjente dhe për të siguruar funksionimin e infrastrukturës kritike.” ,u shpreh Ministër i Financave i Çekisë, Zbynek Stanjura.