Njerëzit me sytë blu nuk janë të shumtë, por janë padyshim unik. Të kesh sytë në ngjyrë kaq të veçantë është diçka unike, për këto arsye.
Sytë blu, në të vërtetë, nuk janë blu
Shumica e racës njerëzore e merr ngjyrën e syve kafe nga melanina, pigmenti që është përgjegjës edhe për ngjyrën e lëkurës. Por kur bëhet fjalë për sytë blu, ata e marrin ngjyrën e tyre si rezultat i pasqyrimit të dritës. Thjesht i njëjti ‘mashtrim’ që bën oqeanin dhe qiellin të duken blu.
Mund të ndryshojnë ngjyrë
Sytë blu mund të duken se janë me ngjyra të ndryshme në varësi të kushteve të dritës. Kjo ndodh, sepse sytë blu marrin ngjyrën nga drita që hyn dhe më pas reflektohet përsëri. Ju gjithashtu mund të ndryshoni pak ngjyrën e syve tuaj dhe t’i bëni ata të duken më të ndritshëm ose më ‘të vakët’, në varësi të make up-it që zgjidhni.
Njerëzit me sy blu janë të rrallë
Shumica e njerëzve kanë sy kafe, ndërsa vetëm 8% deri në 10% janë me fat që të kenë sy me ngjyrë. Sipas ‘World Atlas’, shumica e njerëzve me sy blu jetojnë në Evropë. Finlanda përbën përqindjen më të lartë të njerëzve me sytë blu.
Janë më të ndjeshëm ndaj dritës
Nëse sytë tuaj janë me ngjyrë të çelur, duhet të jeni të kujdesshëm kur i mbroni nga dielli. Okulistët besojnë se njerëzit me iris blu priren të jenë më të ndjeshëm ndaj dritës. Për shkak se sytë blu nuk kanë pigment ‘thithës’ të dritës mjaftueshëm, nëse kalon shumë dritë përmes irisit mund të dëmtojë syrin.
Mund t’i përballojnë më lehtë dhimbjet
Njerëzit me sy në ngjyrë blu janë me fat që të kenë një tolerancë më të lartë të dhimbjes sesa njerëzit me sy të errët. Një studiues në Universitetin e Pittsburgh anketoi 58 gra që prisnin foshnje dhe zbuloi se gratë me sy blu ose jeshil përjetuan më pak dhimbje dhe e përballuan më mirë procesin. Shkencëtari beson se gjenet e lidhura me melaninën mund të ndikojnë fuqimisht në tolerancën e dhimbjes./ Revista Class