Akrepi
Këta persona e njohin biznesin. Ata janë punëtorë, i duan paratë dhe nuk e kanë të vështirë që t’i fitojnë ato. Akrepët kanë një intuitë shumë të zhvilluar ndaj kur bëhet fjalë për punën, ata besojnë vetëm te vetja.
Bricjapi
Bricjapët mund të jenë mizorë dhe të ftohtë por kanë cilësi të mira në sferën e biznesit. Ata janë sistematikë dhe bëjnë një plan të detajuar edhe para se të hyjnë në ujërat e sipërmarrjes. Synimi i tyre janë paratë dhe dinë të shkojnë drejt tyre.
Virgjëresha
Kjo shenjë është e saktë dhe e detajuar. I transferon lehtësisht aftësitë e saj kur bëhet fjalë për financat. Luajnë sigurt, dhe nuk futen në biznese të rrezikshme. E vlerësojnë punën dhe energjinë që kanë shpenzuar për të arritur qëllimin ndaj kanë të njëjtin qëndrim ndaj parave. /abcnews.al