Kim Kardashian dhe Kanye West u ribashkuan për nder të mikut të tyre të vjetër dhe stilistit të ndjerë Virgil Abloh, në eventin që Louis Vuitton mbajti për të pas vdekjes.
Kanye dhe Kim u panë në rreshtin e parë në prezantimin e veshjeve për meshkuj të Louis Vuitton 2022 në Miami të martën në mbrëmje me vajzën e tyre North ulur mes tyre. Para fillimit të shfaqjes, Kim postoi disa foto në Instagram Story, duke përfshirë një skulpturë rëre të Abloh dhe një tullumbace gjigante, të kuqe të markës Louis Vuitton.
Prezantimi shënon herën e parë që ish-çifti është parë publikisht së bashku që kur Kim filloi të takohej me komedianin e Saturday Night Live, Pete Davidson. Përveç North, Kim dhe Kanye kanë një vajzë, Chicago dhe djemtë Saint West dhe Psalm. Që kur Kim paraqiti kërkesën për divorc nga reperi në shkurt, ish-çifti është fokusuar në bashkëprindërimin në mënyrë paqësore.
Louis Vuitton njoftoi se koleksioni i fundit i veshjeve për meshkuj të Abloh në Miami do të jetë një tribut i jetës dhe trashëgimisë së një gjeniu krijues. Shfaqja u mbajt në Stadiumin Detar të Miami. Të pranishmit morën një traget në vendin e ngjarjes rreth dy orë para fillimit të prezantimit.