Kina po përpiqet të mbajë në kontroll shpërthimin më të keq të Covid pas përhapjes së virusit në 14 provinca. Zyrtarët shëndetësore thanë se shkaku i përhapjes është varianti shumë i transmetueshëm “ Delta”.
Vendi raportoi 328 raste simptomatike në korrik, e barabartë me numrin e përgjithshëm të rasteve lokale që nga shkurti në qershor, raporton AFP.
” Varianti Delta paraqet një sfidë edhe më të madhe për parandalimin dhe gjurmimin e viruseve,” tha Mi Feng, një zëdhënës i Komisionit Kombëtar të Shëndetit.